Përshkrim
Triçikël elektrik (me xham ballor)
Përshkrimi:
Triçikël Elektrik – Motorr Elektronik : Motorr me 3 goma, lehtësisht i kontrollueshëm.
Triçikli është i pajisur me motorr të fuqishëm elektronik, 600 watt.
Motorri mundëson ngjitje në rrugë me kënd deri në 20°.
Pajisur me 3 marshe elektronike, mundëson ecje me shpejtësi maksimale 25kmph.
Ekran LCD: Motorri është i pajisur me ekran LCD, në të cilin shfaqen informacione të ndryshme.
Informacione si:
Odometër: Distanca totale e përshkruar.
Trip: Distanca e përshkruar pas ndezjes.
Indikator: për drita e ndezura, sinjalet apo frenat.
Shpejtësia aktuale e lëvizjes.
Frena: Triçikli është i pajisur me frena dore dhe këmbe.
Frena dore (në timon) dhe frena këmbe për komoditet përdorimi sipas nevojës.
Frenat e timonit janë të pajisura me bllokues (si frenat e dorës së makinës).
Lehtësisht të përdorshme sipas nevojës.
Bateri e rikarikueshme: Triçikli është i pajisur me bateri të rikarikueshme me kapacitet 60V 20Ah.
Bateria mundëson fuqizim të triçiklit për rreth 25km distancë (në varësi të peshës dhe terrenit.
Kabinë & Kosh i pasëm: Triçikli është i pajisur me kabinë me xham ballor.
Mundëson mbrojtje efektive nga reshjet e shiut dhe nga era.
Triçikli është i pajisur me kosh të pasëm për të mundësuar transportim të sendeve të ndryshme.
Komod: Triçikli është i ndërtuar me material rezistent.
Strukturë çelik – dekor plastik dhe ulëse tepër komode lëkurë me mbushje sfungjeri.
Sendilja ka përmasa: 56 x 28cm (duke e bërë të përshtatshme për 2 individë të rritur,
Pajisur me sistem amortizimi para dhe pas – mundëson komoditet gjatë drejtimit në rrugë me disnivele (apo rrugë me gropa).
Nuk ka ende komente.