Përshkrim
Tendë me 3 Pjesë për Fëmijë (135×95 cm)
Tendë për fëmijë: Kjo tendë është një lodër për fëmijët, e cila ka dizajn kështjelle, vjen në ngjyrë blu dhe ndahet në 3 pjesë. Ajo është e palosshme dhe montohet lehtësisht, duke mundësuar që pjesët të vendosen dhe të hiqen pa shumë vështirësi. Në përbërje ka kështjellën, tunelin dhe pishinën e topave, të cilat lidhen me njëra-tjetrën për të krijuar një hapësirë ku fëmijët mund të luajnë.
Kështjella dhe tuneli: Kështjella ka përmasa 135 cm në lartësi dhe diametër 95 cm. Për montimin e saj përfshihen 4 shkopinj, të cilët përdoren për të krijuar strukturën e kështjellës. Pas montimit, ajo lidhet me pjesën tjetër të tendës nëpërmjet tunelit. Tuneli ka formë cilindrike, është 100 cm i gjatë dhe ka diametër 45 cm, duke shërbyer si lidhje mes kështjellës dhe pishinës së topave.
Pishina e topave: Pjesa e tretë është pishina e topave, e cila ka formë gjashtëkëndëshi, me përmasa totale 110×110 cm dhe lartësi maksimale 70 cm. Në pishinë ndodhet edhe një kosh basketbolli për topa të vegjël. Pas lojës, pjesët e tendës mund të palosen dhe të vendosen në çantën e saj për ti ruajtur më lehtë.

Nuk ka ende komente.