Përshkrim
Spërkatës shkume me presion
Përshkrimi:
Spërkatës Shkume: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal dhe profesional.
I përshtatshëm për larjen e makinës (pastrimin e disqeve, pre-wash, larje me solucion shkëlqyes, etj.).
pastrim të kondicionerëve, furrave, xhamave, etj.
Ndërtuar me material rezistent: Spërkatësi mundëson shpërndarje me anë të presionit të ajrit.
Presion i cili rritet manualisht me pompim.
Spërkatësi është i ndërtuar me material rezistent ABS.
Dorezë e pajisur me çelës për shpërndarje automatike.
Kapacitet 2L: Spërkatësi i solucionit ka kapacitet 2 litra.
Sugjerohet miksim i solucionit me ujë sipas manualit të përdorimit të solucionit.
Spërkatësi është i pajisur me dy koka të zëvendësueshme (Kokë për solucion dhe kokë për ujitje bimësh).
Përdorimi:
- Mbushni spërkatësin me ujë dhe solucion pastrimi sipas raportit të rekomanduar nga prodhuesi i solucionit.
- Mbylleni kapakun dhe krijoni presion duke pompuar manualisht dorezën.
- Zgjidhni kokën e përshtatshme sipas nevojës:
- Kokë për shkumë për larje makine, pre-wash, pastrim disqesh dhe sipërfaqe të ndotura.
- Kokë për spërkatje për ujitje ose pastrim të lehtë sipërfaqesh.
- Aktivizoni shpërndarjen e solucionit duke shtypur çelësin për spërkatje automatike.
- Spërkatni në mënyrë uniforme sipërfaqen e dëshiruar dhe lëreni shkumën të veprojë për disa minuta.
- Pas përdorimit, shkarkoni presionin dhe shpëlajeni spërkatësin me ujë të pastër për mirëmbajtje më të gjatë.





















Nuk ka ende komente.