Përshkrim
Skuter elektrik (350W) për individë me aftësi të kufizuara
Përshkrimi:
Skuter Elektrik: Aksesor i përshtatshëm për përdorim nga individë me vështirësi lëvizje (për shkaqe mjeksore ose moshe).
Skuteri mundëson transportimin e sigurt, në shpejtësi të moderuar.
Fuqizohet me anë të baterisë së rikarikueshme – mundëson transportimin tuaj në mënyrë komode.
Motor Elektrik: Skuteri është i pajisur me motorr elektrik me fuqi 350 watt.
Mundëson shpejtësi të përzgjedhshme lëvizje (sipas nevojës apo dëshirës).
Shpejtësia maksimale e lëvizjes është 10kmph. Motorri mundëson ngjitje në kënd deri në 12°.
Bateri e rikarikueshme: Skuteri është i pajisur me bateri të rikarikueshme me kapacitet 24V 50Ah.
Bateria mundëson përshkrim distance deri në 20 kilometra – në varësi të terrenit dhe peshës.
Sendile Komode: Skuteri është i pajisur me sendile komode, lehtësisht e përdorshme.
Sendilia është e rrotullueshme 360° – për të mundësuar komoditet gjatë shëtitjeve tuaja.
E pajisur me mbështetëse krahësh – mundëson suport gjatë qëndrimit apo ecjes me skuter.
Pyetje të Shpeshta:
- Kush mund ta përdorë?
Skuteri është i përshtatshëm për përdorim nga persona me aftësi të kufizuara dhe nga individë të moshuar me vështirësi lëvizje.
Skuterin mund të përdoret nga vetë individ nën monitorim ose jo. - Si lëvizet sendilia?
Sendilia është e pajisur me levë në pjesën e poshtme me anë të së cilës mundësohet fiksimi i saj (në pozicionin që ju nevojitet). Sendilia mund të rrotullohet në mënyrë të lehtë 360°. E pajisur me mbështetëse anësore me gjerësi të përzgjedhshme. - Si përzgjidhet drejtimi?
Ecja para ose pas e skuterit përzgjidhet me anë të dorezave në timonin e skuterit.
Ecje para me anë të dorezës në kahun e djathtë. Ecje pas me anë të dorezës në kahun e majtë.
(ecja pas me sinjalizim zanor).
Nuk ka ende komente.