Përshkrim
Siren e Jashtme me Panel Diellor per Sistem Alarmi JH100B 433MHz
Përshkrimi:
Siren e Jashtme:Sirenë wireless me infra të kuqe, e furnizuar me energji diellore është projektuar për përdorim të jashtëm dhe ofron mbrojtje efektive për ambiente si shtëpi, oborre, magazina apo biznese.
Me Panel Diellor:Falë karikimit solar dhe mundësisë së furnizimit edhe me USB 5V, siguron funksionim të qëndrueshëm pa nevojë për kabllime të ndërlikuara.
Dedektim Lëvizjesh:Sistemi kombinon detektim lëvizjeje me infra të kuqe (PIR) dhe alarm të fuqishëm 110dB duke penguar në mënyrë efektive hyrjet e paautorizuara.Mund të funksionojë si sistem alarmi i pavarur ose të kombinohet me aksesorë wireless (sensorë dere, PIR, telekomanda), duke lejuar aktivizimin e disa sirenave njëkohësisht.
Instalimi:
- Zgjidhni një vend të përshtatshëm sa më qendror në zonën e mbrojtur, në lartësi rreth 2–2.2 m.
- Fiksoni mbajtësen në mur me vida.
- Hapni kapakun silikonik dhe lidhni USB-në për karikim fillestar (opsional, nëse nuk ka diell).
- Vendosni sirenën në mbajtëse dhe sigurojeni mirë.
- Pas instalimit, kryeni testimin duke lëvizur horizontalisht në zonën e detektimit (jo vertikalisht).


















Nuk ka ende komente.