Përshkrim
Set llambash LED T8 Pro.
Përshkrimi:
Set Llamba LED: Aksesor zëvendësues për modele të ndryshme automjetesh.
Mundëson zëvendësimin e llambave normale halogjene me llamba LED.
Paketimi përmban 2 llamba LED.
Ndriçim i fuqishëm: Secila llambë LED mundëson ndriçim të fuqishëm prej 5500 Lumen.
Llambat LED mundësojnë dalje drite të bardhë (5500 Kelvin).
Secila punon në fuqi prej 55 watt me voltazh DC 9-24V.
Jetëgjatësi e madhe: Seti i llambave LED është i ndërtuar me trup Aliazh Alumini 6063.
Material i cili mundëson transmetim të njëtrajtshëm të temperaturës.
Secila llambë ka të inkorporuar ventilator i cili ndizet në mënyrë të mënjëhershme.
Ventilatori mundëson ftohje të detyruar të llambës, duke mundësuar jetëgjatësi të madhe.
Instalim i lehtë: Seti i llambave LED është lehtësisht i montueshëm.
Për shumicën e automjeteve janë Plug & Play, ndërsa për disa modele të tjera nevojitet adaptor montimi.
Të pajisur me modul CanBus, i cili mundëson punim të llambave pa shfaqur Error në kroskot.
Instalimi:
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
(H7)
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e llambës.
- Hiqni llambën e vjetër halogjene.
- Hiqni kapsen nga llamba LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës.
- Vendosni Llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
- Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara majtas-djathtas.)
- Montoni fishat fuqizuese.
- Testoni llambat (ndizini).
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Disa modele automjetesh mund të kenë nevojë për adaptor montimi.
(9005)
- Fikni makinën.
- Hiqni kapakun e fenerit.
- Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
- Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
- Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
- Sigurohuni që çipat LED të jenë të orientuara majtas-djathtas (9:00 dhe 3:00).
- Montoni fishën fuqizuese.
- Testoni llambat (ndizini).
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për të shtuar sasinë e ajrit për ventilim.
Nuk ka ende komente.