Përshkrim
Set llamba LED me paketë
Përshkrimi:
Set Llambash LED:I përshtatshëm për modele të ndryshme automjetesh,i projektuar për të ofruar ndriçim shumë më të fuqishëm dhe performancë afatgjatë krahasuar me llambat tradicionale halogjene.
Intensitet 5000 Lumen:Këto llamba LED ofrojnë 300% më shumë ndriçim se llambat halogjene, me intensitet prej 5000 lumen dhe dritë të bardhë 6000K, duke përmirësuar ndjeshëm dukshmërinë dhe sigurinë gjatë drejtimit të automjetit.
Fuqi 30W:Çdo llambë ka fuqi 30W, me tension pune 9–30V, dhe garanton jetëgjatësi mbi 50,000 orë.Falë teknologjisë LED, siguron kursim të lartë energjie dhe performancë të qëndrueshme.
Sistemi i Ftohjes:Me ventilator të fuqishëm mban temperaturën optimale,ndërsa dalja e dritës në formë standarte siguron fokus të saktë pa shpërndarje të panevojshme të dritës.
Instalimi është i shpejtë dhe i lehtë, pa nevojë për modifikime.
Instalimi:
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave. (H7)
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e llambës.
- Hiqni llambën e vjetër halogjene.
- Hiqni kapsen nga llamba LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës LED.
- Vendosni Llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
- Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara majtas-djathtas, në drejtimin e akrepave të orës 09:00 & 15:00)
- Montoni fishat fuqizuese.
- Testoni llambën.
- Vendosni kapakun mbrojtës.
(H11)
- Fikni makinën.
- Hiqni kapakun e fenerit.
- Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
- Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
- Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
- Sigurohuni që diodat LED të jenë të orierientuara majtas-djathtas.
- Montoni fishën fuqizuese.
- Testoni llambat.
- Vendosni kapakun mbrojtës.





















Nuk ka ende komente.