Përshkrim
Set Dritash LED M8 Pro Max.
Përshkrimi:
Set Llambash LED: Aksesor zëvendësues të përshtatshëm për modele të ndryshme automjetesh.
Model me paketë, të përshtatshëm për drita mjergulle, drita të shkurtra dhe për drita të gjata.
Në varësi të automjetit, mund të ju nevojitet përdorimi i adaptorëve të dritave.
Rezistente – Paketë Canbus: Seti i llambave LED është i pajisur me ventilator aktiv për ftohje të detyruar,
ka trup të ndërtuar me material rezistent Aliazh Alumini për transmetim të njëtrajtshëm nxehtësie.
Jetëgjatësi deri në 30.000 orë pune.
Paketa mundëson punim efikas të dritave LED pa shfaqur Error në kroskotin e makinës tuaj
apo pa ndikuar në ndriçimin e LED-it.
60 Watt: Secila llambë mundëson ndriçim të fuqishëm, me fuqi maksimale 60W.
Konsumi është i barazvlefshëm më fuqinë e ndriçimit të mundësuar. 6000 Lumen.
Drita dalëse është në ngjyrë të bardhë 6500K.
Instalimi:
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
Disa modele automjetesh mund të nevojitet përdorim adaptori për instalimin e dritave LED.
(H7)
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e llambës.
- Hiqni llambën e vjetër halogjene.
- Hiqni kapsen nga llamba LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës LED.
- Vendosni llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
- Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara majtas-djathtas).
- Montoni fishat fuqizuese.
- Testoni dritat LED.
- Vendosni kapakun mbrojtës
(H11 – 9005 & 9006)
- Fikni makinën.
- Hiqni kapakun e fenerit.
- Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
- Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
- Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
- Sigurohuni që diodat LED të jenë të orierientuara majtas-djathtas.
- Montoni fishën fuqizuese.
- Testoni llambat.
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për të shtuar ventilimin.
Nuk ka ende komente.