Set Llambash LED per Makina (M8 Pro)

  • Transport i Shpejtë

    Merrni produktet në kohë të shpejte
  • Kthime te Lehta

    Politika e kthimit që ju lejon të blini me lehtësi
  • Gjithmonë Autentike

    Ne shesim produkte 100% autentike
  • Blerje të Sigurta

    Të dhënat tuaja janë gjithmonë të mbrojtura
Cmimi: 1200 L

Highlights

Set llambash LED. 
Model (në gjendje momentale) H7 – H1 – H11
Të përshtatshme për zëvendësimin e dritave
(të gjata ,të shkurtra ose mjergulle, në varësi të makinës tuaj). 
Fuqia: 65W (secila). 
Ndezje e menjëhershme.
Voltazh: DC 12V. 
Dalje drite në ngjyrë të bardhë, 6000K. 
Ventilator i inkorporuar – 6500 rpm (shpejtësi rrotullimi). 
Modul CanBus – parandalon shfaqjen e Error-eve në kroskot. 
Material rezistent aliazh alumini & tuba bakri. 
Instalim i lehtë – përshtatshmëri për modele të ndryshme automjetesh. 

Sugjerohet instalim nga një elektroauto për siguri & efikasitet. 

Kategori:

Përshkrim

Set llambash LED për makina (M8 Pro)

Përshkrimi:

Set Llambash LED: Seti i llambave LED është i përshtatshëm për përdorim në modele të ndryshme automjetesh. 
Seti shërben për zëvendësimin e llambave të dëmtuara ose llambave halogjene. 
Dalje drite e fuqishme, secila nga llambat mundëson dalje drite me fuqi 63Watt. 
Dritat ndizen në mënyrë të menjëhershme.

Modele të ndryshme: Seti i llambave vjen në modele në gjendje momentale H7, H1 dhe H11.
Seti H7 shërben për zëvendësimin e llambave të makinave të cilat kanë dritat e gjata, të shkurtra ose dritat e mjergullës model H7 halogjene ose LED të dëmtuara. 
Seti i dritave H1 mundëson zëvendësimin e llambave H1, kryesisht drita të gjata (halogjene ose të dëmtuara).
Seti i dritave H11, shërben si zëvendësuese direkte e llambave halogjene H11 (kryesisht drita të shkurtra ose mjegulle, në varësi të makinës).
Dritat LED mundësojnë dalje drite me fuqi të lartë, secila nga llambat ka fuqi prej 65watt. 
Funksionojnë me voltazh DC 12V.

Jetëgjatësi: Seti i llambave LED është i ndërtuar me mateiral rezistent aliazh alumini me tuba bakri të integruar.
Këto dy material mundësojnë shpërndarjen e njëtrajtshme të nxehtësisë së krijuar nga LED-i.
Secila prej tyre është e pajisur me ventilator i cili ndizet në mënyrë automatike sapo LED-i të ndizet. 
Ventilatori rrotullohet me shpejtësi të lartë prej 6500 rrotullime për minut duke ofruar ftohje efikase.

Modul CanBus: Llambat janë të pajisura me modul CanBus i cili parandalon shfaqjen e error-eve në lidhje me llambat në kroskot duke mundësuar funksionim normal të dritës. 

Instalim i lehtë: Llambat LED janë lehtësisht të instalueshme. 
Plug & Play për shumicën e automjeteve, por për disa modele automjetesh mund të nevojitet adaptor. 
Dritat mund ti instaloni vetë, por për efikasitet sugjerohet instalimi nga një elektroauto. 
(H7) 

Sigurohuni që makina të jetë e fikur. 
Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave. 
Hiqni fuqizuesin e llambës. 
Hiqni llambën e vjetër halogjene. 
Hiqni kapsen nga llamba LED. 
Montoni kapsen në vendin e llambës. 
Vendosni Llamben LED me kujdes pa prekur LED-in. 
Testoni dritat. 
Vendosni kapakun mbrojtës. 
Sugjerohet që kapakut ti bëni një vrimë për ajrosje më të mirë. 

Informacion shtesë

Peshë0,1 g/kg
0.0/5
0 reviews
0
0
0
0
0

Nuk ka ende komente.

Bëhu i pari që komenton “Set Llambash LED per Makina (M8 Pro)”