Përshkrim
Set llamba LED H7 (M8 PRO)
Përshkrimi:
Set Llambash LED: Seti i llambave LED është i përshtatshëm për përdorim në modele të ndryshme automjetesh.
Seti shërben për zëvendësimin e llambave të dëmtuara ose llambave halogjene.
Dalje drite e fuqishme, secila nga llambat mundëson dalje drite me fuqi 63Watt.
Dritat ndizen në mënyrë të menjëhershme.
Model H7: Seti H7 shërben për zëvendësimin e llambave të makinave të cilat kanë dritat e gjata, të shkurtra ose dritat e mjergullës model H7 halogjene ose LED të dëmtuara.
Modeli H7 mundëson dalje drite me fuqi të lartë, secila nga llambat ka fuqi prej 65watt.
Funksionon me voltazh DC 12V.
Jetëgjatësi: Seti i llambave LED është i ndërtuar me mateiral rezistent aliazh alumini me tuba bakri të integruar.
Këto dy material mundësojnë shpërndarjen e njëtrajtshme të nxehtësisë së krijuar nga LED-i.
Secila prej tyre është e pajisur me ventilator i cili ndizet në mënyrë automatike sapo LED-i të ndizet.
Ventilatori rrotullohet me shpejtësi të lartë prej 6500 rrotullime për minut duke ofruar ftohje efikase.
Modul CanBus: Llambat janë të pajisura me modul CanBus i cili parandalon shfaqjen e error-eve në lidhje me llambat në kroskot duke mundësuar funksionim normal të dritës.
Instalim i lehtë: Llambat LED janë lehtësisht të instalueshme.
Plug & Play për shumicën e automjeteve, por për disa modele automjetesh mund të nevojitet adaptor.
Dritat mund ti instaloni vetë, por për efikasitet sugjerohet instalimi nga një elektroauto.
(H7)
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e llambës.
- Hiqni llambën e vjetër halogjene.
- Hiqni kapsen nga llamba LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës.
- Vendosni Llamben LED me kujdes pa prekur LED-in.
- Testoni dritat.
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Sugjerohet që kapakut ti bëni një vrimë për ajrosje më të mirë.
Nuk ka ende komente.