Përshkrim
Set llambash LED M8 Pro.
Përshkrimi:
Set Llambash LED: Aksesor zëvendësues për modele të ndryshme automjetesh.
Mundëson zëvendësimin e llambave normale (halogjene) me llamba LED.
Set dy copë në paketim në gjendje momentale modele të ndryshme:
H1 (dritë e përshtatshme për drita mjergulle & drita të gjata),
H3 (llambë e përshtatshme për drita mjergulle),
H7 (e përshtatshme për zëvendësimin e dritave të shkurtra ose të gjata),
9005 (llambë zvendësuese për drita të gjata),
H11 (e përshtatshme për zëvendësim të dritave të mjergullës ose të shkurtrat).
LED (i bardhë): Seti i llambave LED mundëson ndriçim të fuqishëm LED, me ngjyrë të bardhë (6000K).
Secila prej llambave është e pajisur me çipa LED në dy kahe, të cilët mundësojnë ndriçim të fuqishëm.
Ndriçim i fuqishëm me konsum të ulët energjie, 55 watt për llambë.
Modul CanBus: Secila prej llambave është e pajisur me modul CanBus.
Modul i cili mundëson punim të dritave pa shfaqur error në sistemin elektronik të makinës.
Plug & Play: Seti i dritave është lehtësisht i montueshëm në makinat tuaja, nga vetë ju ose nga një profesionist.
Në varësi të makinës mund të ju nevojitet përdorimi i një adaptori për fiksimin e llambës.
Instalimi:
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
(H7)
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e llambës.
- Hiqni llambën e vjetër halogjene.
- Hiqni kapsen nga llamba LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës.
- Vendosni Llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
- Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara majtas-djathtas.)
- Montoni fishat fuqizuese.
- Testoni llambat (ndizini).
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Disa modele automjetesh mund të kenë nevojë për adaptor montimi.
(H11-9005)
- Fikni makinën.
- Hiqni kapakun e fenerit.
- Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
- Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
- Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
- Sigurohuni që çipat LED të jenë të orientuara majtas-djathtas (9:00 dhe 3:00).
- Montoni fishën fuqizuese.
- Testoni llambat (ndizini).
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për të shtuar sasinë e ajrit për ventilim.
Nuk ka ende komente.