Set Llambash LED H4 – me Pult Kontrolli

  • Transport i Shpejtë

    Merrni produktet në kohë të shpejte
  • Kthime te Lehta

    Politika e kthimit që ju lejon të blini me lehtësi
  • Gjithmonë Autentike

    Ne shesim produkte 100% autentike
  • Blerje të Sigurta

    Të dhënat tuaja janë gjithmonë të mbrojtura
Cmimi: 4900 L

Vetëm 2 stok

Highlights

Set llambash LED. 
Ndezje e menjëhershme. 
Strukturë aliazh alumini & bakër. 
Ventilator i inkorporuar. 
Modul CanBus. 
Ndriçim i fuqishëm LED. 
Dalje drite në ngjyrë të bardhë 6000K. 
Voltazh pune: AC 12V-24V. 
Pult komandimi. 
4 modalitete pune: 
Sport: 100W (hi) – 80W (lo) 
Comfort: 84W (hi) – 70W (lo) 
ECO: 60W (hi) – 55W (lo) 
Flash 
Modaliteti Flash funksionon me të tre modalitetet e tjera. 
Mundëson daljen e dritës me pulsim. 
Instalim i thjeshtë (Plug & Play).

Kategori:

Përshkrim

Set llambash LED H4 – me pult kontrolli 

Përshkrimi: 

Llamba LED: Aksesor zëvendësues i përshtatshëm për modele të ndryshme automjetesh – të cilat përdorin llambë H4 në fenerin e tyre. 
Llambat LED mundësojnë ndezje të menjëhershme në nivel maksimal ndriçimi. 

Ndriçim i fuqishëm: Seti i llambave LED mundëson ndriçim të fuqishëm LED. 
Pajisur me çipa LED SMD mundëson ndezje në ndriçim maksimal në kohë të shpejtë. 

Jetëgjatësi e madhe: Seti i llambave është i ndërtuar me material rezistent aliazh alumi & tub bakri. 
Material i cili mundëson shpërndarje të nxehtësisë në mënyrë të njëtrajtshme. 
Ventilatori i inkorporuar në trupin e LED-it ndizet në të njëjtën kohë me LED-in duke mundëson ftohje të forcuar. 

Pult Kontrolli: Seti i dritave LED është i pajisur me pult kontrolli, me anë të së cilit mundësohet kontrollimi i modalitetit dhe fuqisë së ndriçimit. 
Tre nivele ndriçimi lehtësisht të kontrollueshme: Sport me fuqi 100W (hi) – 80W (lo). 
Comfort me fuqi 84W (hi) – 70W (lo) 
ECO me fuqi 60W (hi) – 55W (lo) dhe modaliteti Flash. 

Modaliteti Flash: Funksionon me të tre nivelet e ndriçimit, mundëson daljen e dritës me pulsim. 
Për të dalë nga modaliteti i pulsimit duhet të klikoni një nga butonat e modaliteteve të ndriçimit (përveç butonit Flash), gjithashtu edhe fikja dhe ndezja e dritave mundëson ndalimin e pulsimit. 

Instalim i lehtë: 
Seti i dritave H4 instalohet lehtësisht nga vetë ju, por për efikasitet sugjerohet instalimi nga një elektroauto me eksperiencë. 

(H4) 

Sigurohuni që makina të jetë e fikur. 
Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave. 
Hiqni fuqizuesin e llambës. 
Hiqni llambën e vjetër halogjene. 
Hiqni kapsen nga llamba LED. 
Montoni kapsen në vendin e llambës. 
Vendosni llambën LED me kujdes pa prekur LED-in. 
Testoni dritat. 
Vendosni kapakun mbrojtës.
Sugjerohet që kapakut ti bëni një vrimë për shtim ajrosje. 

Informacion shtesë

Peshë0,1 g/kg
0.0/5
0 reviews
0
0
0
0
0

Nuk ka ende komente.

Bëhu i pari që komenton “Set Llambash LED H4 – me Pult Kontrolli”