Set llambash LED G11

  • Transport i Shpejtë

    Merrni produktet në kohë të shpejte
  • Kthime te Lehta

    Politika e kthimit që ju lejon të blini me lehtësi
  • Gjithmonë Autentike

    Ne shesim produkte 100% autentike
  • Blerje të Sigurta

    Të dhënat tuaja janë gjithmonë të mbrojtura

2,500L

Ka stok

SKU: V075729 Kategori:

Përshkrim

Set Llambash LED G11

Karakteristikat:

  • Set dritash.
  • Modelet në gjendje: H1, H3, H7, H11, 881, 9005 & 9006.
  • Fuqia: 65W (secila llambë)
  • Voltazhi: DC10-24V
  • Fuqia e ndriçimit: 7000 Lumen.
  • Dritë e bardhë, 6500K.
  • Modul CanBus.
  • Ventilator i inkorporuar.
  • Jetëgjatësia: 30.000 orë pune. 

Përshkrim:

Rezistente – Paketë Canbus: Seti i llambave LED është i pajisur me ventilator aktiv për ftohje të detyruar,
ka trup të ndërtuar me material rezistent Aliazh Alumini për transmetim të njëtrajtshëm nxehtësie. 
Jetëgjatësi deri në 30.000 orë pune.
Paketa mundëson punim efikas të dritave LED pa shfaqur Error në kroskotin e makinës tuaj
apo pa ndikuar në ndriçimin e LED-it. 

Ndriçim i fuqishëm: Secila llambë mundëson ndriçim shumë të fuqishëm me fuqi maksimale 65Watt.
Konsumi është i barazvlefshëm më fuqinë e ndriçimit të mundësuar, 6000 Lumen për llambë.
Drita dalëse është në ngjyrë të bardhë 6500K.

Modele të ndryshme: Sete të ndryshme llambash për përdorime të ndryshme. 
Drita të gjata, drita mjergulle dhe drita të shkurtra, në varësi të automjetit ndryshon modeli i llambës së përdorur.
Modelet në gjendje: H1, H3, H7, H11, 881, 9005 dhe 9006.

Instalim i lehtë:
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
Disa modele automjetesh mund të nevojitet përdorim adaptori për instalimin e dritave LED.
(H7)

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
  • Hiqni fuqizuesin e llambës.
  • Hiqni llambën e vjetër halogjene.
  • Hiqni kapsen nga llamba LED.
  • Montoni kapsen në vendin e llambës LED.
  • Vendosni llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
  • Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara majtas-djathtas).
  • Montoni fishat fuqizuese.
  • Testoni dritat LED.
  • Vendosni kapakun mbrojtës

(H119005 & 9006)

  • Fikni makinën.
  • Hiqni kapakun e fenerit.
  • Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
  • Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
  • Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
  • Sigurohuni që diodat LED të jenë të orientuara majtas-djathtas.
  • Montoni fishën fuqizuese.
  • Testoni llambat.
  • Vendosni kapakun mbrojtës.

Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për të shtuar ventilimin.

Informacion shtesë

Peshë0.1 g/kg
0.0/5
0 reviews
0
0
0
0
0

Nuk ka ende komente.

Bëhu i pari që komenton “Set llambash LED G11”