Set Llamba LED H7 (XS-250) + Frexha Pozicioni

  • Transport i Shpejtë

    Merrni produktet në kohë të shpejte
  • Kthime te Lehta

    Politika e kthimit që ju lejon të blini me lehtësi
  • Gjithmonë Autentike

    Ne shesim produkte 100% autentike
  • Blerje të Sigurta

    Të dhënat tuaja janë gjithmonë të mbrojtura
Cmimi web: 3,200L

Cmimi ne dyqan: 3,900L

Highlights

  • Set me llamba LED – Set i plotë për fener makine. 
  • Aksesor zëvendësues. 
  • Model: 
    H7 (drita të shkurtra & të gjata) 
    T10 (drita pozicioni, kabine & targe). 
  • Material rezistent aliazh alumin & tuba bakri. 
  • Ventilator i inkorporuar. 
  • Fuqia
    H7: 135Watt
    T10: 2.5Watt
  • Dalje drite me ngjyrë të bardhë (6000K).
  • Modul CanBus 
    Mundëson njohjen e llambave nga sistemi elektrik.
  • Instalim i lehtë – Plug & Play (për shumicën e automjeteve).
Kategori:

Përshkrim

Set llamba LED H7 (XS-250) + Frexha pozicioni

Përshkrimi:

Set Llambash: Aksesor zëvendësues për modele të ndryshme automjetesh, mundëson shtimin e ndriçimit të automjetit tuaj. 
Rrisni sigurinë tuaj gjatë lëvizjes në kushte errësire (në të njëjtën kohë shtoni dallueshmërinë). 
Seti përfshin 2 frexha model T10 dhe dy llamba LED H7.

LED H7: Dritë e përshtatshme për zëvendësimin e llambave tuaja aktuale me drita LED. 
Modeli i llambës H7 është i përshtatshëm për përdorim si drita të shkurtra ose të gjata (në varësi të fenerit të automjetit).
Secila nga dritat LED mundëson ndriçim të fuqishëm 135Watt me dritë të bardhë (6000K). 

Frexha T10: Seti i llambave është i pajisur me dy frexha model T10. 
Frexhat janë të përshtatshme për përdorim si llamba pozicioni, llamba kabine ose targe. 
(Në varësi të makinës). Pajisur me çipa LED me ndriçim të fuqishëm në ngjyrë të bardhë. 

Modul CanBus: Frexhat dhe llambat LED H7 janë të pajisura me modul CanBus. 
Moduli mundëson njohjen e dritave të makinës duke mos shfaqur error në kroskot dhe duke mundësuar transmetim energjie sipas nevojës së LED-it.

Instalim i lehtë: Frexhat dhe llambat LED janë lehtësisht të instalueshme. 
Plug & Play për shumicën e automjeteve. (Për disa modele mund të nevojitet përdorim adaptori).
Dritat mund ti instaloni vetë, por për efikasitet sugjerohet instalimi nga një elektroauto.
(H7)

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
  • Hiqni fuqizuesin e llambës.
  • Hiqni llambën e vjetër halogjene.
  • Hiqni kapsen nga llamba LED.
  • Montoni kapsen në vendin e llambës.
  • Vendosni Llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
  • Sigurohuni që ti keni vendosur sipas drejtimit (majtas-djathtas).
  • Testoni dritat.
  • Vendosni kapakun mbrojtës.
    Sugjerohet që kapakut ti bëni një vrimë për ajrosje më të mirë.

T10 (Frexhat)

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Merrni materialet që mund të ju nevojiten, (Doreza, Pinca, Llambat T10)
  • Përzgjidhni se ku doni të zëvendësoni Frexhën.
  • Brenda në kabinë, mund të ju nevojitet të hiqni pjesë plastike për të aksesuar llambën halogjene.
  • Për dritat e jashtme (Frexha Targe apo Pozicioni) mund të ju nevojitet të hiqni vida ose kapse plastike.
  • Për të hequr llambën halogjene nga foleja, mund të ju duhet të rrotullisni apo të tërhiqni llambën nga foleja.
  • Në rastin kur llamba nuk del me anë të rrotullimit apo tërheqjes mund të përdorni (me kujdes) pinca.
  • Vendosni llambën LED.
  • Instalojeni dhe sigurohuni që të jetë e vendosur siç duhet në vendin e saj.
  • Llambat LED T10 janë të ndërtuara për tu instaluar në mënyrë direkte pa nevojë modifikimi. 
  • Testoni llambën LED përpara se të ri-instaloni sendet që hoqët gjatë proçesit të montimit. 
  • Për dritat e brendshme, sigurohuni që të vendosni pjesët plastike në vendin e tyre.
  • Për dritat e jashtme, sigurohuni që të montoni vidat apo kapset në vendin e tyre. 
  • NQS jeni duke zëvendësuar llamba të ndryshme përsërisni hapat për secilën llambë. 
  • Disa modele llambash janë me ndjeshmëri polare (+ -), në rast mos-funksionimi ndryshoni kahun e llambës.

Pyetje të Shpeshta:

  1. A mund ti montoj vetë?
    Po, ju mund ti montoni vetë dritat LED, por kjo gjë bëhet në rriskun tuaj.
    Ne ju sugjerojmë, që ti instaloni në një servis apo elektroauto për siguri dhe efikasitet.
  2. Për çfarë makine përshtatet, modeli i llambës H7?
    Llamba H7, mundëson ndriçim të fuqishëm funksionon si zëvendësuese për drita të shkurtra ose të gjata. 
    Makina të ndryshme kanë fenerë me modele llambash të ndryshme. 
    Ju, duhet të konfirmoni fillimisht modelin e llambës në fenerin e automjetit tuaj. 

Informacion shtesë

Peshë0.1 g/kg
0.0/5
0 reviews
0
0
0
0
0

Nuk ka ende komente.

Bëhu i pari që komenton “Set Llamba LED H7 (XS-250) + Frexha Pozicioni”