Set Llamba LED H4 (60-120W) (XS-120)

  • Transport i Shpejtë

    Merrni produktet në kohë të shpejte
  • Kthime te Lehta

    Politika e kthimit që ju lejon të blini me lehtësi
  • Gjithmonë Autentike

    Ne shesim produkte 100% autentike
  • Blerje të Sigurta

    Të dhënat tuaja janë gjithmonë të mbrojtura
Cmimi web: 2,900L

Cmimi ne dyqan: 3,500L

Highlights

  • Set Llamba LED
  • Model H4 (Hi – Lo)
  • Drita të gjata & të shkurtra në një llambë.
  • Ndriçim i fuqishëm LED – 6000Lumen
  • Dy modalitete: 
    Power – 120watt
    CanBus – 60watt
  • Instalim i lehtë
  • Modul CanBus – parandalon shfaqjen e erroreve
  • Dalje drite e fuqishme (me ngjyrë të bardhë 6000K
  • Material Aliazh Alumini & tuba bakri
  • Ventilator i inkorporuar
Kategori:

Përshkrim

Set llamba LED H4 (60-120W) (XS-120) 

Përshkrimi

Set LED: Aksesorë të përshtatshëm për përdorim personal në makinat tuaja. 
Mundëson zëvendësimin e llambave aktuale të makinës tuaj (të dëmtuara apo halogjene). 
Seti përfshin dy llamba model H4. 

Model H4: Seti i llambave LED është model H4 (drita të gjata ose të shkurtra). 
Modeli i llambës është i përshtatshëm për përdorim në modele të ndryshme automjetesh. 

Fuqi e lartë: Seti i llambave është i pajisur me kontrollues për nivelin e fuqisë. 
Dy modalitete (Power – 120watt & CanBus 60Watt) për secilën llambë. 
Kontrolluesi i nivelit të fuqisë gjendet në modulin CanBus. 

Modul CanBus: Secila nga llambat LED është e pajisur me modul CanBus, i cili mundëson parandalimin e shfaqjes së error-it në kroskotin e makinës tuaj. 
Moduli mundëson funksionimin e llambës në formë normale. 

Jetëgjatësi: Secila nga llambat është e ndërtuar me material rezistent aliazh alumini dhe tuba bakri. 
Materialet mundësojnë transmetim të nxehtësisë në formë të njëtrajtshme. 
Ventilatori i inkorporuar (ndizet në mënyrë të menjëhershme) mundëson ftohjen e forcuar të secilit LED. 

Instalim i lehtë
Seti i llambave është lehtësisht i instalueshëm, edhe nga vetë ju.
Janë Plug & Play për shumicën e automjeteve. 
Dritat mund ti instaloni vetë, por për efikasitet sugjerohet instalimi nga një elektroauto.
(H4)

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
  • Hiqni fuqizuesin e llambës.
  • Hiqni llambën e vjetër halogjene.
  • Hiqni kapsen nga llamba LED.
  • Montoni kapsen në vendin e llambës.
  • Vendosni Llamben LED me kujdes pa prekur LED-in.
  • Testoni dritat.
  • Vendosni kapakun mbrojtës.
    Sugjerohet që kapakut ti bëni një vrimë për ajrosje më të mirë.

Pyetje të Shpeshta:

  1. A mund ti instaloj vetë?
    Po, ju mund ti instaloni vetë dritat LED, por kjo gjë bëhet në rriskun tuaj.
    Ne ju sugjerojmë, që ti instaloni në një servis apo elektroauto për siguri dhe efikasitet.
  2. Për çfarë makine përshtatet, modeli i llambës H4?
    Llamba H4, mundëson ndriçim të fuqishë (dy funksione në një llambë) funksionon si drita të shkurtra dhe të gjata. 
    Makina të ndryshme kanë fenerë me modele llambash të ndryshme. 
    Ju, duhet të konfirmoni fillimisht modelin e llambës në fenerin e automjetit tuaj. 
  3. Si përzgjidhet niveli i fuqisë?
    Moduli CanBus i secilës llambë është i pajisur me çelës për të mundësuar përzgjedhjen e nivelit të fuqisë. 
    Modaliteti power – mundëson punimin me fuqi maksimale.
    Modaliteti CanBus – mundëson funksionimin në fuqi normale. 

Informacion shtesë

Peshë0.1 g/kg
0.0/5
0 reviews
0
0
0
0
0

Nuk ka ende komente.

Bëhu i pari që komenton “Set Llamba LED H4 (60-120W) (XS-120)”