Përshkrim
Set – Llamba LED H4 (50W)
Përshkrimi:
Set Llamba LED: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal, mundëson zëvendësimin e llambave aktuale halogjene me llamba LED.
Ndriçim i fuqishëm, me dritë të bardhë 6000K. Rrisni dallueshmërinë e rrugës me anë të setit të llambave LED.
Set i përshtatshëm për zëvendësimin e llambave të dëmtuara ose të zëvendësimit të llambave halogjene.
Model H4: Seti i llambave LED është i përshtatshëm për modele të ndryshme automjetesh, si zëvendësuese për dritat e dëmtuara apo halogjene.
Modeli i llambës është H4 (Hi-Lo) e cila funksionon si dritë e shkurtër dhe e gjatë në një llambë.
Voltazhi i punës së llambave DC 12V. Me fuqi 50 watt për secilën llambë.
Jetëgjatësi: Seti i llambave është i pajisur me ventilator të inkorporuar (për ftohje të forcuar).
Ventilatori i secilës llambë ndizet në të njëjtën kohë me llambën, me shpejtësi të lartë rrotullimi.
Ndërtuar me material rezistent aliazh alumini – e cila mundëson shpërndarjen e nxehtësisë në mënyrë të njëtrajtshme.
Këto dy faktorë mundësojnë jetëgjatësi të llambës LED.
Instalim i lehtë:
Dritat mund ti instaloni vetë, por për efikasitet sugjerohet instalimi nga një elektroauto.
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e llambës.
- Hiqni llambën e vjetër halogjene.
- Hiqni kapsen nga llamba LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës.
- Vendosni Llamben LED me kujdes pa prekur LED-in.
- Testoni dritat.
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Sugjerohet që kapakut ti bëni një vrimë për ajrosje më të mirë.
Pyetje të shpeshta:
- A mund ti instaloj vetë?
Po, ju keni mundësinë e vetëinstalimit të llambave LED, por kjo gjë bëhet në rriskun tuaj.
Për efikasitet dhe siguri sugjerohet instalimi nga një elektroauto ose në një servis. - Për çfarë model makine përshtaten?
Seti i llambave LED është i përshtatshëm për modele të ndryshme makinash.
Vetëm për makina të cilat kanë dritat model H4 (halogjene).
Nuk ka ende komente.