Përshkrim
Set Llamba LED H4 (100-120W) (XS-75)
Përshkrimi:
Set Llamba LED: Askesor zëvendësues për modele të ndryshme automjetesh.
Mundëson zëvendësimin e llambave halogjene apo llambave të dëmtuara me llambat LED.
Llambat LED mundësojnë ndezje të menjëhershme në ndriçim maksimal.
Ndriçim i fuqishëm: Set i llambave mundëson ndriçim të fuqishëm në ngjyrë të bardhë 6000Kelvin.
Secila nga llambat ka fuqi dalëse prej 100watt (Lo) – 120watt (hi).
Model H4: Modeli i llambës H4 mundëson dy funksione në një.
Drita të gjata dhe të shkurtra në një llambë.
Material Rezistent: Secila nga dritat është e ndërtuar me material rezistent aliazh alumini, 6063.
Material i cili mundëson rezistencë ndaj tronditjeve dhe nxehtësisë së çliruar nga LED-i.
Pajisur me ventilator për ftohje të forcuar.
Ventilatori ndizet në të njëjtën kohë me LED-in (në mënyrë të menjëhershme) – duke mundësuar ftohje me ventilim.
Instalim i lehtë:
Seti i llambave LED është lehtësisht i montueshëm, përshtaten me modele të shumta automjetesh. Plug & Play për shumicën e automjeteve.
Dritat mund ti instaloni vetë, por për efikasitet sugjerohet instalimi në një servis nga një elektroauto.
(H4)
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e llambës.
- Hiqni llambën e vjetër halogjene.
- Hiqni kapsen nga llamba LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës.
- Vendosni llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
- Testoni dritat.
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Sugjerohet që kapakut ti bëni një vrimë për shtim ajrosje.
Pyetje të Shpeshta:
- Çfarë është një llambë LED H4?
Një llambë H4 është një zgjidhje moderne ndriçimi për zëvendësimin e llambave tradicionale halogjene.
Termi H4 i referohet përmasës së llambës dhe konfigurimit të saj, llamba ka dy filamente për dritat e gjata dhe të shkurtra. - A mund ti instaloj vetë?
Po, ju mund ti instaloni vetë dritat LED, por kjo gjë bëhet në riskun tuaj.
Sugjerohet, që ti instaloni në një servis apo elektroauto për siguri dhe efikasitet. - Për çfarë model makine përshtatet, modeli i dritës H4?
Drita H4, është e përdorshme kryesisht në motorra, makina dhe kamiona. Dallohet lehtësisht me anë të tre kunjave në pjesën e pasme.
E përdorshme kryesisht në modele të ndryshme automjetesh europiane.
Ju, duhet të konfirmoni fillimisht modelin e llambës në fenerin e automjetit tuaj. - Cilat janë përfitimet e përdorimit të llambës LED?
Ndriçim i fuqishëm – për shtimi shikueshmërie në kushte errësire.
Efikasitet konsumi (konsumon më pak energji se llambat tradicionale).
Ndezje e menjëhershme – në ndriçim maksimal.
Jetëgjatësi e madhe më shumë se 50.000 orë pune (në kushte optimale).
Nuk ka ende komente.