Përshkrim
Set llamba LED C5
Karakteristikat:
- Llambat kanë ndriçim të fuqishëm 2800Lumen.
- Fuqia 25W secila llambë.
- Drita makine me ngjyrë të bardhë, 6500K.
- Tension 12V.
- Jetëgjatësi e madhe, më shumë se 30000 orë pune.
- Modele të ndryshme: H11, 9007(Hi-Lo), 9005, H7, H13 (Hi-Lo).
- Lehtësisht të instalueshme.
Përshkrim:
Set dritash për makinë: Set dritash LED, të përshtatshme për modele të ndryshme automjetesh. Modele të ndryshme të përshtatshme për drita të gjata, të shkurtra apo mjergulle.
Modeli H7 i përshtatshëm për drita të gjata ose të shkurtra, ndërsa modelet H11 & 9005, të përshtatshme për drita mjergulle dhe drita të shkurtra.
Modeli 9007 & H13 mundësojnë output drita të gjata dhe të shkurtra në një llambë të vetme.
Ndriçim i fuqishëm: Secila llambë mundëson ndriçim të fuqishëm LED. Dioda COB, me fuqi: 25W dhe me dalje output 2800 Lumen me ngjyrë të bardhë 6500K.
Instalimi:
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
- (H7)Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e llambës.
- Hiqni llambën e vjetër halogjene.
- Hiqni kapsen nga llamba LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës LED.
- Vendosni Llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
- Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara majtas-djathtas, në mënyrë që mos të verboni drejtuesit e tjerë të rrugës).
- Montoni fishat fuqizuese.
- Testoni llambën.
- Vendosni kapakun mbrojtës.
(H11 & 9005)
- Fikni makinën.
- Hiqni kapakun e fenerit.
- Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
- Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
- Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
- Sigurohuni që diodat LED të jenë të orientuara majtas-djathtas.
- Montoni fishën fuqizuese.
- Testoni llambat.
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për mundësi të shtuar ventilimi.
Në rast se ndiheni të pa sigurtë apo keni vështirësi në instalim, sugjerohet të shkoni në një teknik për të mundësuar instalimin e saktë.
Nuk ka ende komente.