Përshkrim
Set llamba LED C2
Karakteristikat:
- Fuqia 33W.
- Voltazhi DC 10-18V.
- Ndriçim i fuqishëm 3000 Lumen.
- Ndriçim 6000K (e bardhë).
- Diodë LED COB.
- Modul CanBus.
- Modelet: HB4, HB3, H11, 880-881, 5202, 9004 (Hi-Lo), 9007 (Hi-Lo).
Përshkrimi:
Llamba LED: Ndezje e menjëhershme në ndriçim maksimal. Seti i llambave ka fuqi 66W, me output ndriçimi 6000 Lumen në ngjyrë të bardhë 6000K.
Modele të ndryshme: Setet e dritave LED janë në modele të ndryshme të përshtatshme për modele të ndryshme automjetesh. Modelet HB4, HB3 dhe H11, të përshtatshëme për drita të shkurtra apo mjergulle në varësi të makinës.
Model 9004 & 9007, të cilat mundësojnë punim si drita të gjata dhe të shkurtra në një llambë të vetme. Instalim i thjeshtë: Plug & Play për shumicën e makinave.
Modul CanBus: Llambat janë të përshtatshme për modele të ndryshme automjetesh, si drita të shkurtra, të gjata apo mjergulle. Moduli mundëson punimin e dritave normalisht, pa shfaqur error në korskot.
Instalimi:
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
(H11)
- Fikni makinën.
- Hiqni kapakun e fenerit.
- Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
- Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
- Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
- Sigurohuni që diodat LED të jenë të orientuara majtas-djathtas.
- Montoni fishën fuqizuese.
- Testoni llambat.
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për mundësi të shtuar ventilimi.
Në rast se ndiheni të pa sigurtë apo keni vështirësi në instalim, sugjerohet të shkoni në një teknik për të mundësuar instalimin e saktë.
Nuk ka ende komente.