Përshkrim
Set llamba LED për makinë
Karakteristikat:
- Model H3, 5202, 9006.
- Ndriçim i fuqishëm.
- Fuqia 33W (Secila llambë).
- Tensioni DC 9V-36V.
- Ngjyra 6000K.
- Modeli H3: 4300K ose 6000K.
- Ndriçim i fuqishëm 3000 lumen.
- LED COB.
- Shpërndarja e nxehtësisë me anë të radiatorit të aluminit dhe freskueses pa zhurmë me shpejtësi të lartë.
- Jetëgjatësia 30,000 orë pune.
- Kundër uji.
- Ndezje e menjëhershme.
Përshkrim:
Ndriçim i Fuqishëm: Seti i llambave LED mundëson ndriçim të fuqishëm me konsum të ulët energjie. 66 Watt me dalje drite të fuqishme, 6000 Lumen me ngjyrë të bardhë, 6000K. LED i pajisur me dioda COB. Ndezje e menjëhershme në ndriçim maksimal.
Modele të ndryshme: Set i llambave LED A233 vjen në modele të ndryshme, të përshtatshme për modele të ndryshme automjetesh. Modeli H3, ka të njëjtën fuqi por ka dy ngjyra të ndryshme (4300K & 6000K).
Jetëgjatësi: Seti i dritave LED ka jetëgjatësi të madhe prej 30000 orë pune. Dritat janë të pajisura me ventilator aktiv, trup aliazh Alumini që mundëson shpërndarjen e nxehtësisë në mënyrë të njëtrajtshme. Instalim i thjeshtë, plug & play për shumicën e makinave.
Instalimi:
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
(9006)
- Fikni makinën.
- Hiqni kapakun e fenerit.
- Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
- Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
- Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
- Sigurohuni që diodat LED të jenë të orientuara majtas-djathtas.
- Montoni fishën fuqizuese.
- Testoni llambat.
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për mundësi të shtuar ventilimi.
Në rast se ndiheni të pa sigurtë apo keni vështirësi në instalim, sugjerohet të shkoni në një teknik për të mundësuar instalimin e saktë.
Nuk ka ende komente.