Përshkrim
Powerbank (10.000mAh) me Karikim Magnetik (TR-976)
Përshkrimi:
Powerbank Multifunksional:Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal.Mundëson fuqizimin emergjent të pajisjeve tuaja elektronike.I përshtatshëm për fuqizimin e telefonave (Apple & Android) me anë të fishave të inkorporuara ose me anë të modalitetit wireless.I pajisur me magnet të fuqishëm në pjesën e përparme mundëson fokusimin e telefonit tuaj duke shërbyer si stativ mbajtës për telefonin tuaj.
Kapacitet 10.000mAh:Powerbank është i pajisur me bateri të rikarikueshme me kapacitet 10.000mAh.Mundëson fuqizim në kohë të shpejtë të pajisjeve të ndryshme elektronike elektronike (orë, kufje & telefona).
Karikim Wireless:Pjesa e përparme e powerbank është e pajisur me fushë magnetike e cila mundëson fuqizim wireless me fuqi 15Watt , 10watt, 7.5watt ose 5watt për telefona (në varësi të teknologjisë së telefonit).Kur pajisja po fuqizon me fuqi të lartë (15-10w) në panel ndizet drita blu.Karikim i mundësuar për AppleWatch (orë smart Apple) me fuqi 2.5watt.
Magnet dhe Stativ:Pjesa e përparme e fushës së fuqizimit wireless është e pajisur me magnet të fuqishëm (MagSafe – për iPhone 12 dhe më të rinj), dhe me rreth çeliku (me ngjitje për montim në telefona që nuk kanë MagSafe), gjithashtu është e pajisur me vend të përshtatshëm për fuqizimin e orës inteligjente Apple watch. Magneti mundëson qëndrimin stabël të telefonit tuaj.
Pjesa e pasme e PowerBank është e pajisur me stativ aliazh zinku i cili mundëson komoditet përdorimi dhe përdorim si stativ për telefonin tuaj (ndërsa karikohet).
Portë I-O dhe Fisha të inkorporuara:Powerbank-u është i pajisur me portë type-C e cila mundëson fuqizim të pajisjeve të ndryshme elektronike dhe njëkohësisht mundëson edhe fuqizimin e power bank-ut me bateri.Input me anë të portës Type-C 18watt dhe output DC 20watt.Pjesa e pasme është e pajisur me fishë Type-C dhe Lightning.Fisha lightning mundëson fuqizim 5v-2.4a, ndërsa fisha Type-c mundëson dalje me fuqi deri në 20 watt.
Indikator LED: Powerbank-u është i pajisur me 4 drita LED të cilat mundësojnë tregimin e nivelit të baterisë (Drita të bardha 100%-75%-50%-25%).Drita e kuqe me pulsim është tregues që bateria ka rënë dhe ka nevojë për karikim.
Pyetje të shpeshta:
- Sa është kapaciteti i powerbank?
Powerbank ka bateri me kapacitet prej 10.000mAh. - Çfarë tregon drita Jeshile në panel?
Drita jeshile tregon që telefoni juaj po fuqizohet me shpejtësi të lartë (me anë të fishës). - Po, drita blu?
Drita Blu ndizet në momentin që ju po fuqizoni telefonin tuaj me anë të wireless-it me shpejtësi të lartë (10-15Watt). - A mund ta përdor ndërsa po e fuqizoj?
Nuk sugjerohet përdorimi i powerbank, ndërsa po fuqizohet.
Përdorimi i tij ndërsa po fuqizohet shkakton dëmtimin e parakohëshëm të baterisë.



















Nuk ka ende komente.