Përshkrim
Panel dushi 5n1 (me ekran LCD, panel & termostat)
Përshkrimi:
Grup Dushi: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal në ambiente shtëpie apo ambiente komerciale (hotele, hostel, Airbnb, etj.)
Modernizoni dhe në të njëjtën kohë rritni vlerën e apartamentit apo biznesit tuaj.
Material Rezistent: Paneli i dushit është i ndërtuar me material rezistent tunxh (brass).
Kokat e dushit janë të ndërtuara me material rezistent PVC dhe silikon.
Secila nga kokat është e pajisur me tuba të ndryshëm për furnizim me ujë.
Koka e madhe e grupit të dushit është e pajisur me dy tuba inoks lehtësisht të instalueshëm.
Ndërsa, koka e vogël & shataf-i janë të pajisur me tuba silikoni.
Termostat & Ekran LED: Grupi i dushit është i pajisur me termostat të integruar (me anë të së cilit mundëson matjen dhe tregimin e temperaturës.
Ekran LED, i cili shfaq informacione të ndryshme (temperaturën aktuale dhe kohën e përdorimit të dushit).
Dalje të ndryshme: Grupi i dushit mundëson katër dalje të ndryshme të ujit, lehtësisht të aksesueshme me anë të panelit të kontrollit (me tasta).
Dalje rubineti, shatafi, koka e madhe e dushit & koka e vogël e dushit.
Instalim i thjeshtë: Grupi i dushit është lehtësisht i instalueshëm.
Për siguri dhe efikasitet sugjerohet instalimi nga një hidraulik.
Nuk ka ende komente.