Përshkrim
MP3 për makinë me telekomandë- C46
Karakteristikat:
- Aksesor argëtues për përdorim personal.
- Mundëson dëgjim muzike me anë të Bluetooth & USB.
- Shirit LED RGB.
- Ekran LCD.
- Transmetim me anë të frekuencave Radiofonike 87.5 – 108.0 MHz.
- Telekomandë për komandim në distancë.
- Tre porta output: 2 USB & 1 type-C.
Mundëson fuqizimin e pajisjeve të ndryshme elektronike. - Tregues voltazhi.
Përshkrimi:
Aksesor Audio: MP3 mundëson transmetim Audio me anë të radiofrekuencave të radios.
Mundëson dëgjim muzike me anë të Bluetooth dhe USB.
Mundësi përgjigje telefonatash me anë të mikrofonit të inkorporuar.
Lehtësisht e përdorshme: MP3 është i pajisur me pult komandimi.
Me anë të së cilit ju keni mundësinë e komandimit të MP3 nga distanca pa u shpërqëndruar.
Për të lidhur MP3 me radion e makinës tuaj, duhet që radioja të jetë në të njëjtën frekuencë.
Dritë LED & Karikim: MP3 është i pajisur me shirit LED RGB (njëngjyrëshe) të inkorporuar.
MP3 ju mundëson tregimin e voltazhit aktual të baterisë së makinës tuaj.
Përveç kësaj me anë të dy portave USB dhe type-C, ju keni mundësinë e karikimit të pajisjeve tuaja elektronike.
Karikim Fast Charge 3.1A dhe karikim normal 1.0A.
Përdorim i thjeshtë:
- Ndizni makinën tuaj.
- Vendosni MP3 në portën e cigares.
- Në ekranin e MP3 do tju shfaqet për pak sekonda voltazhi aktual i makinës tuaj.
- Në ekranin e MP3 do të shfaqet frekuenca aktuale. (87.5MHz).
- Ju mund të ndryshoni sipas dëshirës frekuencat në MP3. (Sugjerohet që të gjeni një frekuencë boshe në mënyrë që mos të keni interferencë.)
- Për të ndryshuar frekuencën në MP3 mbani shtypur butonin e përgjigjes së telefonatës.
- Frekuenca do të pulsojë (87.5MHz).
- Me anë të butonave (Next < & > Previous) mund të ndryshoni frekuencën (0.1MHz për klikim).
- Rregulloni frekuencat e radios në të njëjtat frekuenca me MP3.
- Lidhni telefonin tuaj me MP3 me anë të Bluetooth.
- MP3 do tju shfaqet në settings me emrin BT-Car.
- Pas lidhjes së parë, telefoni juaj do të lidhet automatikisht çdo herë
Nuk ka ende komente.