MP3 per Makine G99

  • Transport i Shpejtë

    Merrni produktet në kohë të shpejte
  • Kthime te Lehta

    Politika e kthimit që ju lejon të blini me lehtësi
  • Gjithmonë Autentike

    Ne shesim produkte 100% autentike
  • Blerje të Sigurta

    Të dhënat tuaja janë gjithmonë të mbrojtura
Cmimi web: 700L

Cmimi ne dyqan: 800L

Ka stok

Highlights

  • Aksesor lehtësisht i përdorshëm.
  • Mundëson konektimin e telefonit me radion me makinës për të dëgjuar muzike.
  • MP3 mundëson karikim të shpejtë me anë të portës dalëse tip-C dhe USB. 
  • E pajisur me drita LED RGB (ambient light). 
  • 7 modalitete ngjyrash të ndryshueshme. 
  • Përdor teknologji Bluetooth 5.0 për lidhjen me telefonin tuaj.
  • Voltazhi 12-24V.
  • Lidhet me Radion e makinës me anë të frekuencave 88.0 – 108.0 MHz.
  • Distanca efektive e lidhjes 5m. 

Përshkrim

MP3 për makinë G99.

Përshkrimi:

Lehtësi në Përdorim: Ky aksesor është dizajnuar për të ofruar një përdorim të thjeshtë dhe të përshtatshëm, duke e bërë të lehtë për këdo të lidhet me radion e makinës për të dëgjuar muzikë nga telefoni.

Lidhje Bluetooth e Avancuar: Përdor teknologjinë e fundit Bluetooth 5.0, e cila siguron një lidhje të qëndrueshme dhe pa ndërprerje me telefonin tuaj, me një distancë efektive prej deri në 5 metra.

Frekuenca e Radios: Pajisja lidhet me radion e makinës përmes frekuencave FM, në diapazonin 88.0 – 108.0 MHz, duke mundësuar transmetimin e muzikës suaj të preferuar direkt në altoparlantët e makinës.

Karikim i Shpejtë: Me një portë dalëse tip-C dhe një portë USB, pajisja ofron karikim të shpejtë për telefonin dhe pajisjet e tjera gjatë udhëtimit, duke ju lejuar të mbani gjithmonë energji të mjaftueshme.

Efektet LED RGB: E pajisur me drita LED ambientale RGB, ky aksesor shton një prekje vizuale elegante në makinën tuaj, duke ofruar 7 modalitete ngjyrash të ndryshueshme për të krijuar një atmosferë të personalizuar.

Voltazhi: Pajisja mbështet voltazhin nga 12 deri në 24V, duke e bërë të përshtatshme për një gamë të gjerë automjetesh.

Përdorimi:

  • Ndizni makinën tuaj.
  • Vendosni MP3 në portën e cigares.
  • Në ekranin e MP3 do tju  shfaqet për pak sekonda voltazhi aktual i makinës tuaj. 
  • Në ekranin e MP3 do të shfaqet frekuenca aktuale. (Zakonisht 87.5MHz).
  • Ju mund të ndryshoni sipas dëshirës frekuencat në MP3. (Sugjerohet që të gjeni një frekuencë boshe në mënyrë që mos të keni interferencë.)
  • Për të ndryshuar frekuencën në MP3 mbani shtypur butonin e përgjigjes së telefonatës.
  • Frekuenca do të pulsojë (87.5MHz).
  • Me anë të butonave (Next < & > Previous) mund të ndryshoni frekuencën (0.1MHz për klikim).
  • Rregulloni frekuencat e radios në të njëjtat frekuenca me MP3. 
  • Me anë të frekuencave të radios bëhet transmetimi i Audios nga MP3.
  • Lidhni telefonin tuaj me MP3 me anë të Bluetooth.
  • MP3 do tju shfaqet në settings me emrin BT-Car.
  • Pas lidhjes së parë, telefoni juaj do të lidhet automatikisht çdo herë.

Informacion shtesë

Peshë0.1 g/kg
0.0/5
0 reviews
0
0
0
0
0

Nuk ka ende komente.

Bëhu i pari që komenton “MP3 per Makine G99”