Përshkrim
MP3 për makinë me Bluetooth X22
Karakteristikat:
- Mundëson karikimin e pajisjeve tuaja elektronike.
- Përdor teknologjinë e Bluetooth + EDR class 2, për lidhje me telefonin tuaj.
- Lidhet automatikisht sapo pajisja të ndizet.
- Distanca efektive 5m.
- Mundëson dëgjimin e muzikës tuaj të preferuar në radio, gjithashtu ky MP3 ka mikrofon të integruar i cili mundëson bërjen dhe marrjen etelefonatave pa prekur telefonin.
- 2 porta USB, 1 për karikim të shpejtë 2.1A dhe 1 për dëgjimin e muzikës.
- Mundëson dëgjimin e muzikës edhe nga kartë memoria, micro Sd.
- Voltazhi i suportuar kur karikon telefonin input 12-26V.
- Output 5V, 2.1A.
Përdorimi:
- Ndizni makinën tuaj.
- Vendosni MP3 në portën e cigares.
- Në ekranin e MP3 do tju shfaqet për pak sekonda voltazhi aktual i makinës tuaj.
- Në ekranin e MP3 do të shfaqet frekuenca aktuale. (Zakonisht 87.5MHz).
- Ju mund të ndryshoni sipas dëshirës frekuencat në MP3. (Sugjerohet që të gjeni një frekuencë boshe në mënyrë që mos të keni interferencë.)
- Për të ndryshuar frekuencën në MP3 mbani shtypur butonin e përgjigjes së telefonatës.
- Frekuenca do të pulsojë (87.5MHz).
- Me anë të butonave (Next < & > Previous) mund të ndryshoni frekuencën (0.1MHz për klikim).
- Rregulloni frekuencat e radios në të njëjtat frekuenca me MP3.
- Me anë të frekuencave të radios bëhet transmetimi i Audios nga MP3.
- Lidhni telefonin tuaj me MP3 me anë të Bluetooth.
- MP3 do tju shfaqet në settings me emrin BT-Car.
- Pas lidhjes së parë, telefoni juaj do të lidhet automatikisht çdo herë.
Nuk ka ende komente.