Përshkrim
Makineri Elektrike per Waffle R.591.
Karakteristikat:
- Ngrohje uniformë dhe e dyanëshme.
- Sipërfaqe jo ngjitëse.
- Indikator drite LED.
- Bazament anti-rrëshqitje.
- Dizajn kompakt.
- Lehtësisht e pastrueshme.
- Përdorim i thjeshtë.
- Diametri i pajisjes: 12cm.
- Fuqia: 500W.
- Voltazhi: 220-240V~50-60Hz.
Përshkrimi:
Ngrohje uniformë dhe e dyanshme: Makineria ofron një ngrohje të barabartë dhe konstante në të gjithë sipërfaqen e saj, duke siguruar që waffle të cilat ju do gatuani të marrin një ngjyrë dhe shije të përsosur në të dy anët.
Sipërfaqe jo ngjitëse: Sipërfaqja e pajisjes lehtëson heqjen e waffle me lehtësi pasi janë gatuar. Në këtë mënyrë procesi i gatimit bëhet më i thjeshtë dhe më i përshtatshëm për përdoruesin. Sipërfaqja jo ngjitëse mundëson gjithashtu patrimin e thjeshtë të pajisjes pas përdorimit.
Indikator drite LED: Makineria është e pajisur me një indikator drite LED e cila ndizet në momentin që ju vendosni makinerinë në prizë. Drita tregon kur makineria është e gatshme për përdorim, duke ju ndihmuar të dini kur të filloni procesin e gatimit. Makinerina nxehet shpejtë për 1-2 min, duke ju kursyer kohë në procesin e gatimit. Pas nxehjes, makineria ruan një temperaturë konstante e cila është perfekte për përgatitijen e waffles.
Bazament anti-rrëshqitje: Për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë gjatë përdorimit, makineria është projektuar me një bazament anti-rrëshqitje, duke e bërë atë të qëndrueshme në sipërfaqen tuaj të gatimit.
Lehtësisht e pastrueshme: Përmasat kompakte të makinerisë dhe sipërfaqja e saj jo ngjitëse, e bëjnë të thjeshtë për ta pastruar makinerinë dhe për ta mbajtur të pastër pas përdorimit.
Përdorim i thjeshtë: Makineria është e dizajnuar për një përdorim të lehtë, duke e bërë procesin e gatimit të waffle një përvojë të këndshme dhe të përshtatshme për përdoruesit. Mjafton të përgatisni brumin e waffle dhe ta hidhni te pajisja. Nuk është e nevojshme gradimi i pajisjes sepse ajo ruan temperaturën konstante dhe të përshtatshme specifikisht për waffle.
Nuk ka ende komente.