Përshkrim
Makineri Akulloreje
Përshkrimi:
Makineri akulloreje: Aksesor i përshtatshëm për bërje dhe shpërndarje akulloreje.
Mundëson bërjen dhe mbajtjen e ftohtë të akullores.
E përshtatshme për përdorim në ambiente komerciale.
Kompresor Ftohës: Makineria e akullores mundëson ftohje të shpejtë, funksionon me gaz ftohës R22.
Konsum i ulët energjie, 25kwh / 24h.
2 shije & miksim: Makineria mundëson krijimin e 2 shijeve të ndryshme.
Kapacitet bërjen e deri në 20 Litra akullore në orë.
Me anë të 3 valvulave dalëse, duke ju dhënë mundësinë e miksimit të dy shijeve.
Panel kontrolli LCD: Lehtësisht e përdorshme me anë të panelit të kontrollit.
Opsion pastrimi CLEAN, AUTO për krijimin automatik të akullores, STOP, SET, Up & Down.
Në panel shfaqen të gjithë informacionet e nevojshme rreth makinerisë.
Instalimi & Përdorimi:
- Sugjerohet vendosja në një ambient me hapsirë të ajrosshme.
- Nuk duhet të vendoset në afërsi të sendeve me nxehtësi të madhe apo në dritën direkte të diellit.
- Vendoseni në prizë.
- Ndizni çelësin e fuqisë.
- Ndizet paneli dhe shfaqet -00-.
- *Përpara përdorimit të parë makineria duhet të pastrohet dhe higjenizohet.
- Miksoni 5-6 litra ujë me detergjent (i gradës ushqimore).
- Miksimi i ujit të ngrohtë me detergjent krijon solucion dezinfektues.
- Solucionin e krijuar ndajeni në 2 kontenitorë dhe shtojeni në cilindrat ftohës.
- Ndizni butonin – CLEAN – në panelin e kontrollit.
- Lejojeni që makineria të punojë për rreth 5-6 minuta.
- Shkarkoni solucionin me anë të valvulave.
- Pastroni sistemin me ujë të pastër (2-3 herë).
- Sugjerohet pastrim periodik përpara shtimit të akullores në makineri.
- Miksoni ingredientët në sasinë e duhur (sipas formulës përkatëse).
- Dukeqenë se për përgatitjen e akullores nevojitet ujë i nxehtë (80°c).
- Duhet përgatitja të ftohet deri në 6°C në mënyrë që makineria të mos dëmtohet,
- Pasi të jetë ftohur në temperaturën e duhur, akulloren shtojeni në kontenitorin përkatës.
- Klikoni në panel butonin AUTO për të filluar proçesin e krijimit të akullores
- Gjatë procesit në monitor shfaqet totali i përpunimit në %
- Kur proçesi arrin 99% drita e butonit Auto pulson (akullorja është gati për përdorim).
Nuk ka ende komente.