Përshkrim
Makinë Qethje për Djem (V-117)
Përshkrimi:
I lehtë për ta përdorur: Kjo makinë qethjeje është projektuar për tu përdorur lehtësisht, me një dizajn të thjeshtë dhe ergonomik që siguron një përvojë të shkëlqyer përdorimi.
Bateria dhe performaca e saj: Makina ka një bateri litiumi 2000mAh, që ofron një performancë të shkëlqyer për një kohë të gjatë. Pasi të jetë karikuar plotësisht, makina mund të përdoret për deri në 200 minuta pa ndërprerje.
Mini ekran LED: Kjo makinë ka një mini ekran LED që tregon nivelin e baterisë dhe shpejtësinë e motorrit. Ky ekran i thjeshtë ofron informacion të qartë dhe të lehtë për tu kuptuar.
4 koka të ndryshme: Makina vjen me 4 koka të ndryshme, që mund të zgjidhen në varësi të nevojave për prerje dhe stilim.
Tehe qeramike dhe stainless: Tehet e kësaj makine janë të përbëra nga materiale të cilësisë së lartë, si qeramika dhe çeliku inox. Këto materiale janë të njohura për qëndrueshmërinë dhe mprehtësinë e tyre, duke siguruar prerje të pastër dhe të saktë, pa dëmtuar lëkurën.
Fishë karikimi USB: Kjo makinë qethje karikohet me fishë USb, që mundëson një karikim shumë të lehtë dhe të përshtatshëm, mund të lidhet me çdo pajisje e cila suporton portë USB.
Motorr me fuqi të lartë: Makina ka një motor të fuqishëm që arrin deri në 7000 rrotullime për minutë (rpm), duke siguruar një performancë të shkëlqyer dhe prerje të shpejtë dhe efikase.
Paketimi përmban:
- Makina e qethjes.
- 4 koka të ndryshme (3mm, 6mm, 10mm, 13mm).
- 1 furçë për pastrimin e kokës.
- 1 kapak për mbulimin e tehëve.
- 1 shishe të vogël vaj.
- Fishën e karikimit.
- Manual përdorimi.
Nuk ka ende komente.