BYD Yuan UP (Vitalize) 

  • Transport i Shpejtë

    Merrni produktet në kohë të shpejte
  • Kthime te Lehta

    Politika e kthimit që ju lejon të blini me lehtësi
  • Gjithmonë Autentike

    Ne shesim produkte 100% autentike
  • Blerje të Sigurta

    Të dhënat tuaja janë gjithmonë të mbrojtura
Cmimi web: 1,749,999L

Nuk ka Gjendje

Cmimi ne dyqan: 1,749,999L

S’ka stok

Highlights

Specifikimet:

  • Makinë Elektrike – SUV.
  • Sistem drejtimi: FWD – gomat e para active.
  • Dyer: 5 dyer.
  • Sendile: 5 sendile (2+3).
  • Goma 16inç (disk alumin).
  • Drita Inteligjente LED.

Detaje Teknike:

  • Motorr elektrik me sistem të sinkronizuar magnetik.
  • Marsh: ECO – NORMAL & SPORT.
  • Fuqia maksimale: 130kW.
  • Fuqia tërheqëse: 290nM.
  • Shpejtësi 0-100kmph për 7.9sekonda.
  • Shpejtësi maksimale: 160kmph.
  • Bateri litium hekur fosfat – Blade Battery.
  • Bateri me kapacitet: 45.12kWh.
  • Autonomi: 401km.
  • Karikim i shpejtë: (30% 80%) për 30 min.
  • Karikim DC 65kW & AC 6.6kW.
  • Përmasat: 4310 x 1830 x 1675mm.
  • Baza e gomave: 2620mm.
  • Pesha: 1520kg.
  • Goma: 215-65 R16.
  • Sistem frenimi diskofren (para i ventiluar).
  • Frena dore elektronike.
  • Sistem amortizimi para (MacPherson) & pas (Torsion beam).

Interior:

  • Panel kontrolli 12.8inç (horizontal-vertikal).
  • Marshe & Kondicioner Elektronik.
  • Kroskot 8.8inç.
  • Hapje dere Keyless – ndezje me një prekje.
  • Çelës NFC me anë të telefonit.
  • Teknologji Bluetooth – Wi-Fi (e inkorporuar).
  • GPS – Online & Offline.
  • 4 porta USB – 2 në pjesën para & 2 pas.
  • 6 bokse (sistem Audio).
  • Sendile shoferi dhe pasagjeri e rregullueshme.
  • (Ulje ngritje – lëvizje para-mbrapa).
  • Dembel me hapësirë organizuese.
  • Xhami i pasëm – me ngrohje kundër ngrirjes.
  • Sendilet e pasme janë të palosshme.
  • Kondicioner Automatik (AC).
  • Pompë ngrohje kondicioneri.

Eksteriori:

  • Disqe Aliazh Alumini.
  • Fener Inteligjent LED.
  • Sinjal, Stopa & Frena LED.
  • Pasqyra të rregullueshme (Elektrike).
  • Lartësi e rregullueshme e dritës së fenerit.

Detaje Sigurie:

  • Airbag i dyfishtë në pjesën para.
  • Airbag në pjesën anësore.
  • TPMS – monitories i presionit të gomave.
  • Rikujtues i mos vendosjes së rripave të sigurimit (sendilet para).
  • ISO-FIX për vendosjen e sendiles së fëmijëve.
  • Mbyllje dere në mënyrë automatike – me sensor shpejtësie.
  • Mbyllje sigurie për fëmijët.
  • Sistem inteligjent Anti-Theft.
  • ABS – Sistem kundër bllokimit të frenave.
  • ESP – Electronic Stability Sistem.
  • Sistem parkimi me 4 sensorë (para & pas).
  • Sistem kamera 360°.
  • Cruise Control.
  • Sistem vetëparkimi
Kategori:

Përshkrim

Makinë elektrike BYD YUAN UP (Vitalize)

Përshkrimi:

Makinë Elektrike: Makina është tërësisht elektrike e pajisur me bateri të rikarikueshme me kapacitet 45.12kWh.
Bateria mundësia mundëson autonomi ecje deri në 401km.
Motorr elektrik me sistem të sinkronizuar magnetik, me fuqi maksimale 130kW.
Marshe elektronike (Eco – Normal & Sport) lehtësisht të përzgjedhshëm.
Motorri mundëson forcë tërheqëse 290nM, 0-100kmph për 7.9 sekonda dhe me një shpejtësi maksimale 160kmph.

Aksesim i lehtë – Sistem ndriçimi LED: Makina është lehtësisht e aksesueshme me ose pa çelës.
Teknologji KEY-LESS Go, me anë të së cilës mundësohet hapja ndezja dhe mbyllja e makinës pa e nxjerrë çelësin nga xhepi.
Çelës NFC – hapje e makinës me anë të çipit NFC të telefonit tuaj.
Makina është e pajisur me fener dhe stopa LED.
Ndriçim i fuqishëm me nivel të rregullueshëm lartësie – DRL (para dhe pas) për dallueshmëri në rrugë ditën dhe natën.

Bateri e rikarikueshme: Makina përdor bateri të rikarikueshme e cila mundëson fuqizimin e çdo opsioni të makinës.
Bateri litium hekur fosfati. model Blade Battery.
Bateria ka kapacitet prej 45.12kW – mundëson autonomi në kushte optimale deri në 401km.
Modalitet karikimi: AC 6.6kW (në prizë normale) dhe DC 65kW (në stacione karikimi).
Bateria e makinës karikohet në kohë të shpejtë (me karikues fast-charging) (30%-80% për 30 minuta).

SUV Kompakte: Modeli BYD Up Vitalize ka dizajn fuoristrade komapkte.
E pajisur me 5 dyer dhe 5 sendile (është e përshtatshme për një familje me 5 antarë).
Makina ka përmasa totale të jashtme, 4310 x 1830 x 1675mm. Me një rreze kthimi prej 5.4 metrash mundëson komoditet përdorimi dhe në hapësira të ngushta.
Makina përdor goma 205-60 R16. Pesha trupore 1340kg (pesha totale maksimale 1715kg).
E pajisur me sendile imitim lëkure – lehtësisht të pastrueshme.
Sendilia e shoferit dhe e pasagjerit (para) të pajisura me mënyra të ndryshme rregullimi (për komoditet të shtuar).

Siguria: Një nga karakteristikat e kësaj makine është siguria.
Makina në pjesën e përparme (në kroskot) është e pajisur me Airbag të dyfishtë (për siguri të shtuar).
Sistem IsoFix për siguri të shtuar për të vegjlit tuaj.
Bateri model Blade (shumë e sigurt), përdor teknologji ftohje me ujë.
E pajisur me sistem frenimi me disk, teknologji ABS & ESP me anë të së cilëve mundëson ndalim të sigurt në kohë të shpejtë.
Pajisur me kamera 360° për siguri dhe komoditet të shtuar.
Në pjesën e pasme makina është e pajisur me sensor parkimi para dhe pas(për siguri të shtuar gjatë parkimit).

Sistem Inteligjent Argëtimi: Makina është e pajisur me sisteme të ndryshme informimi dhe argëtimi.
E pajisur me kroskot 8.8inç mundëson shfaqjen e informacioneve të dobishme të makinës si:
Distanca e përshkruar, shpejtësia aktuale, niveli i mbetur baterisë, fuqia mesatare e konsumuar, modaliteti i ecjes (ECO-Normal-Sport), dhe informacione të tjera.
Paneli kontrolli (multimedia) me ekran 12.8 inç (i rrotullueshëm horizontalisht ose vertikalisht sipas nevojës apo dëshirës).
Rrotullimi i panelit mundësohet me anë të një butoni në timonin e makinës tuaj.
Pajisur me teknologji Bluetooth (për lidhje me telefonin tuaj) dhe teknologji Wi-Fi (për lidhje direkte me internet – me hotspot wireless).
Makina është e pajisur me 6 bokse të cilët mundësojnë dalje audio cilësore.
Në panelin e kontrollit mund të hapni GPS (harta online & offline), shfaqet pamja e kameras së pasme dhe informacione të tjera.

Informacion shtesë

Peshë0.1 g/kg
0.0/5
0 reviews
0
0
0
0
0

Nuk ka ende komente.

Bëhu i pari që komenton “BYD Yuan UP (Vitalize) ”