Përshkrim
Makinë elektrike BYD E2 (Luxury)
Përshkrimi:
Makinë Elektrike: Makina është tërësisht elektrike e pajisur me bateri të rikarikueshme me kapacitet 43.2kWh.
Bateria mundësia mundëson autonomi ecje deri në 405km.
Motorr elektrik me sistem të sinkronizuar magnetik, me fuqi maksimale 70kW (95Ps).
Motorri mundëson forcë tërheqëse 180nM, 0-50kmph për 4.9 sekonda dhe me një shpejtësi maksimale 130kmph.
Aksesim i lehtë – Sistem ndriçimi LED: Makina është lehtësisht e aksesueshme me ose pa çelës.
Teknologji KEY-LESS Go, me anë të së cilës mundësohet hapja ndezja dhe mbyllja e makinës pa e nxjerrë çelësin nga xhepi.
Çelës NFC – hapje e makinës me anë të çipit NFC të telefonit tuaj.
Makina është e pajisur me fener dhe stopa LED.
Ndriçim i fuqishëm me nivel të rregullueshëm lartësie – DRL (para dhe pas) për dallueshmëri në rrugë ditën dhe natën.
Sinjalet në stopat e pasëm të automjetit kanë lëvizje dinamike.
Kompakte: Modeli BYD E2 ka dizajn kompakt.
E pajisur me 5 dyer dhe 5 sendile (është e përshtatshme për një familje të vogël prej 5 antarësh).
Makina ka përmasa totale të jashtme, 4260 x 1760 x 1530mm. Me një rreze kthimi prej 5.4 metrash mundëson komoditet përdorimi dhe në hapësira të ngushta.
Makina përdor goma 205-60 R16. Pesha trupore 1340kg (pesha totale maksimale 1715kg).
E pajisur me sendile imitim lëkure – lehtësisht të pastrueshme.
Sendilia e shoferit ka 6 mënyra të ndryshme rregullimi ndërsa e pasagjerit (para) 4 mënyra të ndryshme rregullimi (për komoditet të shtuar).
Sendilet e përparme janë të pajisura me xhep (hapësira në pjesën e pasme)
Siguria: Një nga karakteristikat e kësaj makine është siguria.
Makina në pjesën e përparme (në kroskot) është e pajisur me Airbag të dyfishtë (për siguri të shtuar).
Sistem IsoFix për siguri të shtuar për të vegjlit tuaj.
Bateri model Blade (shumë e sigurt), përdor teknologji ftohje me ujë.
E pajisur me sistem frenimi me disk, teknologji ABS & ESP me anë të së cilëve mundëson ndalim të sigurt në kohë të shpejtë.
Në pjesën e pasme makina është e pajisur me sensor dhe kamera parkimi (për siguri të shtuar gjatë lëvizjes pas).
Bateri e rikarikueshme: Makina përdor bateri të rikarikueshme e cila mundëson fuqizimin e çdo opsioni të makinës tuaj.
Bateria ka kapacitet prej 43.2kW – mundëson autonomi në kushte optimale deri në 405km.
Modalitet karikimi: AC 6.6kW (në prizë normale) dhe DC 40kW (në stacione karikimi).
Bateria e makinës karikohet në kohë të shpejtë (me karikues fast-charging) (30%-80% për 30 minuta).
Sistem Argëtimi: Makina është e pajisur me sisteme të ndryshme informimi dhe argëtimi.
E pajisur me kroskot 8.8inç mundëson shfaqjen e informacioneve të dobishme të makinës si:
Distanca e përshkruar, shpejtësia aktuale, niveli i mbetur baterisë, fuqia mesatare e konsumuar, modaliteti i ecjes (ECO-Normal-Sport), dhe informacione të tjera.
Paneli kontrolli (multimedia) me ekran 12.8 inç (i rrotullueshëm horizontalisht ose vertikalisht sipas nevojës apo dëshirës).
Pajisur me teknologji Bluetooth (për lidhje me telefonin tuaj) dhe teknologji Wi-Fi (për lidhje direkte me internet – me hotspot wireless).
Makina është e pajisur me 4 bokse të cilët mundësojnë dalje audio cilësore.
Në panelin e kontrollit mund të hapni GPS (harta online & offline), shfaqet pamja e kameras së pasme dhe informacione të tjera.
Nuk ka ende komente.