Llampa LED per Makine (60W) – H1 & H7

  • Transport i Shpejtë

    Merrni produktet në kohë të shpejte
  • Kthime te Lehta

    Politika e kthimit që ju lejon të blini me lehtësi
  • Gjithmonë Autentike

    Ne shesim produkte 100% autentike
  • Blerje të Sigurta

    Të dhënat tuaja janë gjithmonë të mbrojtura
Cmimi web: 2,600L

Cmimi ne dyqan: 3,099L

Highlights

  • Set dritash zëvendësuese. 
  • Drita LED – SMD. 
  • Model H1 & H7
  • Të përshtatshme për drita të shkurtra & të gjata.
  • Fuqia 60Watt. 
  • Voltazh pune DC 9 – 32V. 
  • Ndriçim 6000 Lumen. 
  • Dritë e bardhë e ftohtë (6000K). 
  • Modul CanBus. 
  • Material rezistent Aliazh Alumini 6063. 
  • Ventilator i inkorporuar
    11.000 rpm. 
  • Instalim i lehtë. 
  • Logo Buzi Store

Përshkrim

Llampa LED për makinë (60W) – H1 & H7 (me logo Buzi Store)

Përshkrimi:

Set Llampa LED: Aksesor të përshtatshëm për zëvendvsimin e dritave të dëmtuara apo dritave halogjene të modeleve të ndryshme makinash.
Seti mundëson rritjen e sigurisë tuaj gjatë lëvizjes në kushte errësire, rritni cilësinë e shikueshmërisë së rrugës me anë të dritave LED. 

Modele të ndryshme: Seti i llambave ka dy modele të ndryshme, model H1 dhe model H7. 
Të përshtatshme për zëvendësimin e dritave të shkurtra apo të gjata. 
Modeli H7 përshtatet për drita të shkurtra dhe drita të gjata (në varësi të makinës)
Ndërsa, modeli H1 kryesisht është zëvendësuese për dritat e gjata të automjeteve.

Ndriçim i fuqishëm: Dritat LED në diferencë me dritat normale, ndizen në mënyrë të menjëhershme. 
Të pajisura me çip LED, mundësojnë ndriçim të fuqishëm prej 6000 Lumen (secila llambë). 
Secila llambë ka fuqi prej 60 watt në voltazh pune 9-32V. 
Dalje drite e fuqishme me ngjyrë të bardhë të ftohtë (6000K).

Jetëgjatësi e madhe – Modul CanBus: Dritat LED janë të ndërtuara me material rezistent aliazh alumini 6063. 
Material i cili mundëson rezistencë ndaj tronditjeve të rrugës dhe shpërndan në mënyrë të njëtrajtshme nxehtësinë. 
Ventilatori i inkorporuar ndizet në të njëjtën kohë me dritat – mundëson ftohje të trupit të llambës me ventilim. 
Moduli CanBus i përfshirë mundëson punimin e llambave pa shfaqur Error në kroskotin e makinës tuaj.

Instalim i lehtë

Dritat mund ti instaloni vetë, por për efikasitet sugjerohet instalimi nga një elektroauto.
Disa modele automjetesh mund të kenë nevojë për adaptor montimi.
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
(H7)

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
  • Hiqni fuqizuesin e llambës.
  • Hiqni llambën e vjetër halogjene.
  • Hiqni kapsen nga llamba LED.
  • Montoni kapsen në vendin e llambës.
  • Vendosni Llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
  • Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara majtas-djathtas.)
  • Montoni fishat fuqizuese.
  • Testoni llambat (ndizini).
  • Vendosni kapakun mbrojtës.

Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për të shtuar sasinë e ajrit për ventilim.

Informacion shtesë

Peshë0.1 g/kg
0.0/5
0 reviews
0
0
0
0
0

Nuk ka ende komente.

Bëhu i pari që komenton “Llampa LED per Makine (60W) – H1 & H7”