Përshkrim
Llambë LED (9005-9006-H11)
Përshkrimi:
Llambë LED: Aksesor i përshtatshëm për automjete të ndryshme si drita mjergulle, të shkurtra dhe të gjata.
Ndërtuar me material rezistent Aliazh Alumini.
Modelet në gjendje: H1, H11, 9005 & 9006.
Dritë e fuqishme: Llamba LED mundëson ndriçim të fuqishëm me ngjyrë të bardhë.
Drita instalohet lehtësisht, Plug & Play.
Hiqni të vjetrën dhe vendosni të renë.
Instalimi:
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
(H11 – 9005 – 9006)
- Fikni makinën.
- Hiqni kapakun e fenerit.
- Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
- Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
- Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
- Sigurohuni që diodat LED të jenë të orierientuara majtas-djathtas.
- Montoni fishën fuqizuese.
- Testoni llambat.
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Në rast se ndiheni të pa sigurtë apo keni vështirësi në instalim, sugjerohet të shkoni në një teknik për të mundësuar instalimin e saktë.
Nuk ka ende komente.