Përshkrim
LED H7 – 60W (M8 Pro)
Përshkrimi:
Set Llambash LED: Seti i llambave LED është i përshtatshëm për përdorim në modele të ndryshme automjetesh.
Seti shërben për zëvendësimin e llambave të dëmtuara ose llambave halogjene.
Dalje drite e fuqishme, secila nga llambat mundëson dalje drite me fuqi 63Watt.
Model H7: Seti H7 shërben për zëvendësimin e llambave të makinave të cilat kanë dritat e gjata ose të shkurtra model H7 halogjene ose LED.
Modeli H7 mundëson dalje drite me fuqi të lartë, secila nga llambat ka fuqi prej 60watt.
Funksionon me voltazh DC 12V.
Jetëgjatësi: Seti i llambave LED është i ndërtuar me mateiral rezistent aliazh alumini me tuba bakri të integruar.
Këto dy material mundësojnë shpërndarjen e njëtrajtshme të nxehtësisë së krijuar nga LED-i.
Secila prej tyre është e pajisur me ventilator i cili ndizet në mënyrë automatike sapo LED-i të ndizet.
Ventilatori rrotullohet me shpejtësi të lartë prej 6500 rrotullime për minut duke ofruar ftohje efikase.
Modul CanBus: Llambat janë të pajisura me modul CanBus i cili parandalon shfaqjen e error-eve në lidhje me llambat në kroskot duke mundësuar funksionim normal të dritës.
Instalim i lehtë: Frexhat dhe llambat LED janë lehtësisht të instalueshme.
Plug & Play për shumicën e automjeteve, por për disa modele automjetesh mund të nevojitet adaptor.
Dritat mund ti instaloni vetë, por për efikasitet sugjerohet instalimi nga një elektroauto.
(H7)
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e llambës.
- Hiqni llambën e vjetër halogjene.
- Hiqni kapsen nga llamba LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës.
- Vendosni Llamben LED me kujdes pa prekur LED-in.
- Testoni dritat.
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Sugjerohet që kapakut ti bëni një vrimë për ajrosje më të mirë.
Pyetje të Shpeshta:
- A mund ti instaloj llambat vetë?
Po, ju mund ti instaloni vetë dritat LED, por kjo gjë bëhet në rriskun tuaj.
Ne ju sugjerojmë, që ti instaloni në një servis apo elektroauto për siguri dhe efikasitet. - Për çfarë makine përshtatet, modeli i llambës H7?
Llamba H7, mundëson ndriçim të fuqishëm funksionon si zëvendësuese për drita të shkurtra dhe të gjata.
Makina të ndryshme kanë fenerë me modele llambash të ndryshme.
Ju, duhet të konfirmoni fillimisht modelin e llambës në fenerin e automjetit tuaj.
Nuk ka ende komente.