Përshkrim
Kupa vakumi për transportim xhami
Përshkrimi:
Kupa Vakumi: Aksesor i përshtatshëm për përdorim profesional nga individë të cilët merren me montim vetratash xhami, me montimin e xhamave të automjeteve, apo me transferimin e tyre.
Material Rezistent: Kupat e vakumit janë të ndërtuara me material rezistent.
Strukturë rezistente aliazh alumini, gominë në pjesën e poshtëme, dorezë plastike për të mundësuar vakum të fuqishëm.
Përdorimi:
- Pastroni shtresën e gominës në pjesën e poshtëme.
- Sigurohuni që sipërfaqja e xhamit të jetë e pastër
- Vendoseni mbi xham.
- Përdorni dorezat për të mundësuar vakum efikas të pajisjes në secilën nga gominat.
- Përdorni dorezën e kupave për të mundësuar transportimin e saj.
- Pas transportimit, lironi dorezat për të mundësuar shkëputjen e gominave.
Përpara përdorimit:
- Sigurohuni që shtresa e gominës të jetë e pastër, e sheshtë, elastike dhe e pa dëmtuar.
- Sipërfaqja e aksesorit që doni të transportoni duhet të jetë e sheshtë, e butë e pastër dhe e tharë.
- Pajisja është e përshtatshme për transportim, nuk sugjerohet përdorim për makineri ndërtimi ose për ngjitje.
Nuk ka ende komente.