Përshkrim
Kit Riparimi për Fener
Përshkrimi:
Riparues Feneri: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal & profesional.
Mundëson riparimin e fenerit të zverdhur të oksiduar apo të gërvishtur të makinës tuaj, në mënyrë të lehtë.
Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal dhe profesional.
Seti është i përshtatshëm për përdorim nga individë që ofrojnë shërbimin e riparimit të fenerave.
Seti përmban të gjithë aksesorët për riparimin efikas të fenerit tuaj:
Set letrash zmeriluese (uji): 180 – 240 – 360 – 600 – 800 & 1200.
Aplikues për letrën zmerile.
Solucion riparues për fener: 800g.
Pajisje për shpërndarjen e solucionit
Përdorimi:
- Pastroni fenerin e makinës tuaj.
- Vendosni ngjitës në pjesën anësore të fenerit.
- Në varësi të nivelit të zverdhjes së fenerit përdorni letër zmerile me nivel të lartë gërryerje
- Për efikasitet përdorni sfungjerin aplikues të letrës zmerile
- Letrat zmerile duhen përdorur gjithmonë në krah të kundërt.
Me lëvizje një drejtimshme (vertikale & horizontale) - Përdorni: Letër zmerile (uji) P240 – për fener shumë të zverdhur apo oksiduar
- Letër zmerile (uji) P320 – për të hequr shenjat e letrës P240
- Letër zmerile (uji) P600 – për të hequr shenjat e letrës P320
- Letër zmerile (uji) P800 – për të hequr shenjat e letrës P600
- Letër zmerile (uji) P1200 – për të hequr shenjat e letrës P800
- Pastroni dhe thani fenerin
- Aplikoni solucionin për të rikthyer shkëlqimin e fenerit të makinës tuaj.
Nuk ka ende komente.