Përshkrim
Kit Alarmi Sigurie me Kartë Sim Tuya
Përshkrimi:
Sistem Alarmi 4G:Funksionon përmes kartës SIM (rrjet celular) dhe nuk ka nevojë për router WiFi duke e bërë ideal për shtëpi,dyqane,zyra,magazina apo ambiente ku nuk ka internet fiks.
Sistem Kontrolli:Sistemi kontrollohet plotësisht nga aplikacioni Tuya Smart dhe është i pajtueshëm me Amazon Alexa dhe Google Assistant.Në rast alarmi sistemi dërgon njoftime në aplikacion,telefonata dhe SMS sipas konfigurimit tuaj.
Paketimi përfshin:
- 1x Qendra e sistemit të alarmit
- 1x Sensor PIR lëvizjeje (wireless)
- 1x Sensor dere/dritareje (wireless)
- 2x Telekomanda
- 1x Sirenë
- 1x Furnizues energjie
- 1x Manual përdorimi
Instalimi i Qendrës së Alarmit:
- Vendoseni në qendër të zonës ku janë sensorët
- Mbajeni larg objekteve metalike të mëdha, dyerve kundër zjarrit dhe pajisjeve elektrike
- Vendoseni në vend me sinjal të mirë celular
Konfigurimi i Aplikacionit (Tuya Smart):
- Vendosni një Micro SIM me internet aktiv
- Pajisja duhet të jetë pa energji gjatë vendosjes së SIM
- Shkarkoni aplikacionin Tuya Smart (Android / iOS)
- Mbani shtypur RESET për 3 sekonda derisa të dëgjohet tingulli “Di” dhe LED të pulsojë
- Hapni aplikacionin → “Add Device” → skanoni QR Code në pjesën e pasme të pajisjes
- Prisni lidhjen e suksesshme
Modalitetet e Punës:
- Away Mode (Armed): Kur nuk ka njeri në shtëpi
- Home Mode: Kur jeni në shtëpi, vetëm sensorët e jashtëm aktivë
- Disarmed Mode: Alarm i çaktivizuar
- SOS: Emergjencë dërgon alarm, telefonata dhe SMS
Tregues LED:
- Dritë blu konstante: Armed
- Dritë blu pulsuese çdo 6 sekonda: Disarmed
- Dritë blu çdo 2 sekonda: Home Mode
- Dritë e kuqe pulsuese: Alarm aktiv
Instalimi i Sensorëve: Sensor Dere/Dritareje:
- Distanca mes magnetit dhe sensorit: <10mm
- LED ndizet kur dera hapet: instalim i saktë
- LED pulson: bateri e dobët
Sensor PIR Lëvizjeje:
- Mos e drejtoni nga dritare ose burime nxehtësie
- Mos e vendosni përballë objekteve që lëkunden
- Distanca e zbulimit: deri 8m
- Distanca e transmetimit: deri 80m
Mirëmbajtja dhe Siguria:
- Kontrolloni qendrën çdo 3 muaj
- Testoni sensorët çdo muaj
- Mos e çmontoni ose modifikoni pajisjen
- Mos vendosni numra emergjence zyrtare pa autorizim


















Nuk ka ende komente.