Kavo Baterie (3000A)

  • Transport i Shpejtë

    Merrni produktet në kohë të shpejte
  • Kthime te Lehta

    Politika e kthimit që ju lejon të blini me lehtësi
  • Gjithmonë Autentike

    Ne shesim produkte 100% autentike
  • Blerje të Sigurta

    Të dhënat tuaja janë gjithmonë të mbrojtura

3,800L

Highlights

  • Aksesor emergjence. 
  • Kavo për ndezje makine. 
  • Transmetim 3000Amp (maksimalisht). 
  • Kavo me gjatësi 300cm.
  • Veshje me material rezistent PVC.
  • Diametër 14mm. 
  • Lehtësi përdorimi. 
  • Secila kavo është e pajisur me kapse rezistente
    (me ngjyrë dalluese e kuqe – pozitiv, e zezë – negativ. 
SKU: A1120 Kategori:

Përshkrim

Kavo baterie (3000A) 

Përshkrimi:

Kavo baterie: Aksesor emergjence, mundëson ndezjen e makinës tuaj kur ju ka rënë bateria e makinës tuaj.
Kavoja mundëson transmetim energjie në 3000Amp.

Material Rezistent: Kavot e baterisë janë të ndërtuara me material rezistent PVC.
Kavot janë me trashësi 14mm, mundësojnë transmetim energjie deri në 3000A.

Lehtësi Transportimi & Përdorimi: Kavot e baterisë janë të përshtatshme për përdorim personal.
Të pajisura me çantë transportimi, me anë të së cilës mundësojnë transportim dhe magazinim i lehtë.

Përdorimi:

  • Hapi 1: Afroni automjetet me njëra-tjetrën, mjaftueshëm sa kavot të jenë të lirshme.
    Distanca ideale është rreth 1.5 metra nga njëra-tjetra.
  • Hapi 2: Sigurohuni që të dy automjetet të jenë të fikura.
  • Hapi 3: Gjeni polet (pozitiv & negativ) në bateritë e makinave përkatëse.
    Kavo me kapse të kuqe për polin pozitiv dhe kavo me kapse të zezë për polin negativ.
  • Hapi 4: Vendosni kapsen e kuqe në polin pozitiv të makinës me bateri të rënë, më pas në polin pozitiv të makinës dhuruese.
  • Kujdes! (Dukeqenë se bateria e makinës përmban, lëndë të ndezshme, lidhja e polit pozitiv të baterisë mund të shkaktojë shkëndija, të cilat mund të sjellin probleme të shumta elektronike me makinën tuaj, madje mund të shkaktojnë zjarr.)
  • Hapi 5: Vendosni kapsen e zezë në polin negativ të makinës dhuruese më pas në një pjesë metalike të makinës me bateri të rënë.
  • Hapi 6: Pasi të keni lidhur kapsen e zezë me një pjesë metalike në makinën me bateri të rënë. Ndizni makinën dhuruese, pas 2-3 minutash duke e lënë në shpejtësi boshe.
  • Hapi 7: Pas 2-3 minutash të tjera, ndizni makinën me bateri të rënë.
    NQS. nuk ndizet me herën e parë, provojeni sërisht pas 2 minutash.
  • Hapi 8: Pasi makina të ndizet, lejojeni të qëndrojë për rreth 5-10 minuta e ndezur me shpejtësi boshe.
  • Hapi 9: Hiqni kavot në rend të kundërt me mënyrën e vendosjes.
    Hiqni kavon në polin negativ të makinës me bateri të rënë, më pas në baterinë e makinës dhuruese. 
    Hiqni kavon në polin pozitiv të makinës tuaj (me bateri të rënë) më pas në baterinë e makinës dhuruese.

Kujdes! Mos i bashkoni kavot me njëra tjetrën kur janë të lidhura me bateritë.

Informacion shtesë

Peshë0.1 g/kg
0.0/5
0 reviews
0
0
0
0
0

Nuk ka ende komente.

Bëhu i pari që komenton “Kavo Baterie (3000A)”