Përshkrim
Kasetofon Android për Range Rover Vogue – me panel kroskoti
Përshkrimi:
Kasetofon Android: Aksesor argëtues i përshtatshëm për Range Rover Vogue (2013-2022).
Kasetofoni mundëson shfaqjen e opsioneve të ndryshme të makinës.
Teknologji lidhje direkte me telefonin tuaj smart, me Carplay ose Android Auto.
Udhëtimet tuaja me makinë bëhen më komode me anë të këtij aksesori argëtues & informues.
Memorie RAM 4 Gb dhe ROM 64Gb. Kontroll me anë të prekjes & komandave të timonit.
Ekran me Prekje – Carplay & Android Auto: Kasetofoni është i pajisur me ekran me prekje 12.3inç.
Ekrani i kasetofonit ka sipërfaqe kundër gërvishtjes.
Lehtësisht i përdorshëm, kontroll i mundësuar edhe me komanda të timonit.
Kasetofoni ju mundëson lidhjen direkte me telefonat tuaj me anë të Bluetooth-it dhe fishës USB.
Me anë të Apple Carplay dhe Android Auto, ju keni akses në harta, muzikë dhe kontrolle të tjera specifike të telefonit me anë të kasetofonit.
Mikrofon i përfshirë për të kryer telefonata nëpërmjet kasetofonit.
Module të integruara – Kasetofoni ka module për funksione të ndryshme: Wireless 802.11n, 2.4GHz.
Për të parë video, dëgjuar muzikë, shkarkuar aplikacione të ndryshëm apo për të naviguar në internet.
GPS, përdor memorien e brendshme për lehtësi orientimi, me anë të hartave të shkarkuara ose online.
Bluetooth mundëson dëgjimin e muzikës tuaj të preferuar nga telefoni.
Gjithashtu, mundëson marrjen & bërjen e telefonatave.
4G: Kasetofoni është i pajisur me vend për kartë SIM, për lidhje të qëndrueshme me internet në çdo moment.
Lidhje me Internet: Kasetofoni është i pajisur me modul Wireless dhe 4G.
Duke ju mundësuar lidhje me internet (për shkarkim aplikacionesh apo dëgjim muzike online).
Kasetofoni ka vend për instalimin e kartës SIM, duke mundësuar lidhje me internet me anë të 4G.
Në të njëjtën kohë mund të shërbejë si HotSpot për lidhje me internet nga pajisje të tjera.
Panel Kroskoti:Kasetofoni është i pajisur me panel kroskoti.
Instalohet lehtësisht dukeqenë se është identik me panelin origjinal.
Instalim i lehtë, por për efikasitet sugjerohet instalimi nga një elektroauto.
Nuk ka ende komente.