Përshkrim
Kasetofon për Volkswagen Android
Përshkrimi:
Kontroll nga Timoni – Kamera e pasme: Kasetofoni android është i pajisur me fisha lidhje CanBus,
të cilat mundësojnë kontrollimin e kasetofonit direkt nga komandat e timonit.
Gjithashtu, në varësi të makinës mundëson edhe shfaqje opsionesh të tjera.
Mundësi lidhje me kamera të pasme për parkim të lehtë.
Suporton lidhje me kamera OEM (origjinale dhe aftermarket).
WiFi & Sistem navigimi GPS: Radio është e pajisur me çip wireless për mundësi lidhje me internet dhe me modul GPS,
për lehtësi navigimi edhe me harta të shkarkuara me anë të aplikacioneve të ndryshme.
Kontroll i informacionit për makinën: Kasetofoni mundëson kontrollimin e informacioneve të ndryshme të makinës tuaj, si:
Shpejtësia Aktuale, sensorët e parkimit, frenat e dorës, kamera e parkimit, etj.
Splitscreen: Kasetofoni është i pajisur me ekran me prekje 7 inç. Me sipërfaqe kundër gërvishtjeve.
Suporton teknologji SplitScreen, ju mundëson përdorimin e dy aplikacioneve njëkohësisht.
CarPlay & Android Auto: Kasetofoni android është i pajisur sistem Android Auto dhe Apple CarPlay, për lidhjen me telefon.
Mundëson navigim, dëgjim muzike dhe përgjigje telefonatash.
Lidhet në mënyrë automatike me fishë USB ose me anë të Bluetooth.
Kasetofoni është i përshtatshëm për:
- Volkswagen Golf 5 (2003-2008)
- VW Golf 6 (2009-2013)
- VW Golf Plus (2003-2013)
- VW Polo (2009-2014)
- VW Scirocco (2008-2017)
- VW Passat (2005-2013)
- VW Passat CC (2008-2017)
- VW Jetta (2005-2013)
- VW Tiguan (2007-2017)
- VW Touran (2003-2017)
- VW Caddy (2003-2018)
- VW Amarok (2010-2015)
- VW Multivan T5 (2010-2013)
- Seat Altea XL (2007-2013)
- Seat Altea (2004-2012)
- Skoda Octavia (2005-2013)
- Skoda Yeti (2008-2017)
Instalimi:
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Mblidhni materialet e nevojshme për instalimin e thjeshtë të kasetofonit: Pinca, Izolant, Kasetofonin Android, Kapse për hapjen e kasave, Kaçavidë T15, Doreza, etj.
- Hiqni me kujdes kasën mbajtëse të kasetofonit.
- Hiqni vidat fiksuese të panelit (nëse ka).
- Çmontoni kasetofonin aktual të makinës (Zakonisht ka 4 vida T15).
- Hiqni me kujdes fishat konetuese në pjesën e pasme.
- Vendosni fishat përkatëse të kasetofonit Android.
- Montoni me ngjitje GPS në një hapësirë ku nuk pengon.
- Nxirrni nga kroskoti fishat USB, të cilat ju nevojiten për karikim apo konektim të pajisjeve të ndryshme elektronike.
- Konektoni fishën CanBus të kasetofonit me fishat aktuale të makinës (për të mundësuar lidhjen e komandave të timonit me kasetofonin).
- Montoni kasetofonin Android në folenë e kasetofonit të makinës.
- Testoni funksionet e kasetofonit duke përfshirë: kualitetin e zërit, Ekranin, Bluetooth dhe GPS.
- Vendosni 4 vidat T15.
- Vendosni kasën e kasetofonit me kujdes.
- Rregulloni sipas preferencës menunë e kasetofonit tuaj.
Në rast se doni që të lidhni kameran e pasme me kamera after-market, do tju duhet që të konsultoheni me një elektroauto për lidhjen e kabullit fuqizues.
Për instalim të sigurtë sugjerohet instalimi nga një ekspert, ose konsultimi me një të tillë.
Nuk ka ende komente.