Përshkrim
Kasetofon android për Volkswagen
Karakteristikat:
- Aksesor i përshtatshëm për rrugë të gjata.
- Kontrollim i lehtë edhe me anë të komandave të timonit.
- Fisha CanBus për lidhje direkte me makinën dhe me komandat e timonit.
- Sistemi i operimit Android.
- Ram DDR3 1Gb.
- Memoria e brendshme 16Gb.
- Wireless i integruar – GPS – Bluetooth – Radio FM – Multimedia – Mirror link.
- Video Input, për kamera të pasme apo DVR.
- Mundëson pasqyrimin e telefonit tuaj në ekran.
- Ekran me prekje, me veshje kundër gërvishtjes.
- Madhësia e ekranit 7inç.
- Rezolucion i lartë 1024 x 600.
- Wireless 802.11b/g/n, 2.4GHz.
- GPS, përdor memorien e brendshme për lehtësi orientimi.
- Wireless për të parë video, dëgjuar muzikë apo për të naviguar në hartë.
- Bluetooth për të dëgjuar muzikën tuaj të preferuar nga telefoni.
- Mikrofon i integruar për të kryer telefonata nëpërmjet kasetofonit.
- Fuqia maksimale e daljes 4x60W.
- Fisha të përshtatshme për lidhjen e amplifikatorit.
- 2 fisha USB, një për karikim dhe një për dëgjim muzike.
I përshtatshëm për:
- VW Golf 5 (2003-2008)
- VW Golf Plus (2003-2013)
- VW Golf 6 (2009-2013)
- VW Tiguan (2007-2017)
- VW Touran (2003-2017)
- VW Caddy (2003-2018)
- VW Polo (2009-2014)
- VW Passat (2005-2013)
- VW Passat CC (2008-2017)
- VW Jetta (2005-2013)
- VW Amarok (2010-2015)
- VW Multivan T5 (2010-2013)
- VW Scirocco (2008-2017)
- Seat Altea XL (2007-2013)
- Seat Altea (2004-2012)
- Skoda Octavia (2005-2013)
- Skoda Yeti (2008-2017)
Instalimi:
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Mblidhni materialet e nevojshme për instalimin e thjeshtë të kasetofonit: Pinca, Izolant, Kasetofonin Android, Kapse për hapjen e kasave, Kaçavidë T15, Doreza, etj.
- Hiqni me kujdes kasën mbajtëse të kasetofonit.
- Hiqni vidat fiksuese të panelit (nëse ka).
- Çmontoni kasetofonin aktual të makinës (Zakonisht ka 4 vida T15).
- Hiqni me kujdes fishat konetuese në pjesën e pasme.
- Vendosni fishat përkatëse të kasetofonit Android.
- Montoni me ngjitje GPS në një hapësirë ku nuk pengon.
- Nxirrni nga kroskoti fishat USB, të cilat ju nevojiten për karikim apo konektim të pajisjeve të ndryshme elektronike.
- Konektoni fishën CanBus të kasetofonit me fishat aktuale të makinës (për të mundësuar lidhjen e komandave të timonit me kasetofonin).
- Montoni kasetofonin Android në folenë e kasetofonit të makinës.
- Testoni funksionet e kasetofonit duke përfshirë: kualitetin e zërit, Ekranin, Bluetooth dhe GPS.
- Vendosni 4 vidat T15.
- Vendosni kasën e kasetofonit me kujdes.
- Rregulloni sipas preferencës menunë e kasetofonit tuaj.
Në rast se doni që të lidhni kameran e pasme me kamera after-market, do tju duhet që të konsultoheni me një elektroauto për lidhjen e kabullit fuqizues.
Për instalim të sigurtë sugjerohet instalimi nga një ekspert, ose konsultimi me një të tillë.
Nuk ka ende komente.