Kasetofon Android per Ford Focus (7 inc)

  • Transport i Shpejtë

    Merrni produktet në kohë të shpejte
  • Kthime te Lehta

    Politika e kthimit që ju lejon të blini me lehtësi
  • Gjithmonë Autentike

    Ne shesim produkte 100% autentike
  • Blerje të Sigurta

    Të dhënat tuaja janë gjithmonë të mbrojtura
Cmimi web: 7,700L

Cmimi ne dyqan: 9,000L

Ka stok

Highlights

  • Kasetofon Android për Ford. 
  • Ekran me prekje, 7inç.
  • Rezolucion HD: 1024x800px. 
  • RAM 2Gb & ROM 32Gb. 
  • Split Screen. 
  • Modul Wi-Fi – GPS – Bluetooth. 
  • Apple Carplay & Android Auto.
  • Fisha AV (për kamera OEM & Aftermarket).
Kategori:

Përshkrim

Kasetofon Android për Ford Focus (7 inç)

Përshkrimi:

Kasetofon Android i përshtatshëm për: 

  • Ford Focus (2008-2012); 

Mund të përshtatet edhe me:

  • Ford Mondeo (2007 – 2011); 
  • Ford Kuga (2008 – 2012);
  • Ford C-Max (2006 – 2011);
  • Ford S-Max (2005 – 2009);
  • Ford Fusion (2006 – 2011);
  • Ford Galaxy (2008 – 2012)
  • Ford Transit (2006 – 2010).

Modul CanBus: Kasetofoni është i pajisur me modul CanBus, i cili mundëson lidhjen direkte të kasetofonit
me makinën, duke ju shfaqur informacione të shumta. 

Ekran me prekje – Kamera e pasme: Kasetofoni ka ekran 7 inç full HD me prekje.
Suporton Split-Screen për hapjen e dy aplikacioneve njëkohësisht.
Lehtësisht i përdorshëm me anë të butonave në anësore.
Mundësi lidhje me Kamera (OEM dhe aftermarket). 
Pamja shfaqet automatikisht, sapo ju të vendosni indietron.

Carplay & Android Auto: Kasetofoni është i përshtatshëm me versionet e sistemeve më të fundit iOS dhe Android.
Mundësi kontrolli me zë, e nevojshme gjatë drejtimit të makinës.
Ju mund të merrni drejtime (hartë), telefonata, gjithashtu dhe të shijoni muzikën tuaj të preferuar.
Lidhja mundësohet me anë të fishës USB, Bluetooth-it dhe Wireless-it.

Instalim i thjeshtë:
Mjetet e nevojshme për instalimin e sigurtë të kasetofonit: (Kapse për hapjen e kasës; Kaçavidë +; Indikator; Izolant; Doreza).

  1. Merrni mjetet e nevojshme për çinstalimin e radios së vjetër dhe instalimin e të resë.
  2. Sigurohuni që makina është e fikur. 
  3. Hiqni me kujdes kasën mbajtëse të kasetofonit.
  4. Hiqni 4 vidat fiksuese të radios (zakonisht 4 vida +).
  5. Hiqni me kujdes fishat konektuese pas kasetofonit.
  6. Montoni fishën CanBus të kasetofonit Android me fishat aktuale të makinës.
  7. Vendosni modulin e GPS në një vend ku nuk ju pengon.
  8. Vendosni fishat USB në hapësirën ku ju nevojiten (për lidhje apo karikim të pajisjeve elektronike).
  9. Vendosni të gjithë fishat konektuese në pjesën e pasme të kasetofonit (në vendin e tyre).
  10. Lidhni kameran (nëse e keni).
  11. Montoni kasetofonin në folenë e tij.
  12. Testoni kasetofonin (në të gjitha funksionalitetet, zëri, ekrani, GPS, Bluetooth, etj)
  13. Montoni kasetofonin (vendosni vidat në vendin e tyre).
  14. Montoni kasën mbrojtëse me kujdes.

Në rast se ndiheni të pasigurtë, sugjerohet instalimi nga një ekspert, ose konsultimi me një të tillë.

Pyetje të Shpeshta:

  1. Me cilët automjete përshtatet?
    Kasetofoni është i përshtatshëm për modele të ndryshme të automjeteve të markës Ford.
    Përkatësisht me: 
    Ford Mondeo (2007-2011), Kuga (2008-2012), C-Max (2006-2011), S-Max (2005-2009),
    Galaxy (2008-2012), Fusion (2006-2011).  
  2. A mund ta instaloj vetë kasetofonin?
    Kasetofoni është lehtësisht i instalueshëm edhe nga vetë ju, por kjo gjë bëhet në rriskun tuaj. 
    Mundësia që të dëmtoni dicka, si në kasë apo në fisha është e madhe, prandaj sugjerohet instalimi nga një elektroauto.
  3. A mund të bëj telefonata?
    Kasetofoni mundëson lidhje direkte me telefonin tuaj me anë të Bluetooth. 
    Me anë të Bluetooth ju keni mundësinë e dëgjimit të muzikës dhe bërjen e përgjigjen e telefonatave.
    Në çastin që telefoni juaj lidhet me kasetofonin e makinës mundëson bërje telefonatash. 
    Kasetofoni është i pajisur me mikrofon të integruar.
  4. A mund të lidhet me kamera të pasme?
    Po, kasetofoni suporton kamera të pasme. 
    Në rastin kur lidhja bëhet siç duhet pamja shfaqet në mënyrë të menjëhershme (sapo ju të vendosni marshin indietro). 
    Kasetofoni nuk përfshin kamera – vetëm fishën AV për të mundësuar lidhjen.
  5. Çfarë është Split Screen?
    Split Screen është një karakteristikë e sistemit Android që mundëson përdorimin e dy aplikacioneve njëkohësisht.
    Gjysma e ekranit mund të hapni Youtube dhe në gjysmën tjetër Google Maps. 
    Për të përdorur Splitscreen duhet që dhe aplikacioni ta suportojë.
  6. Kasetofoni a suporton Subwoofer?
    Kasetofoni është i pajisur me fishat për të mundësuar lidhje me Subwoofer. 
    Sugjerohet që lidhja me subwoofer të bëhet nga një elektroauto.
  7. Si lidhet me komandat e timonit?
    Kasetofoni është i pajisur me paketë CanBus, me anë të së cilës mundësohet lidhje direkte me makinën tuaj. 
    Paketa mundëson lidhjen me komandat e timonit të makinës tuaj (nëse makina i ka), gjithashtu shfaq edhe informacione të ndryshme të makinës.

Informacion shtesë

Peshë0.1 g/kg
0.0/5
0 reviews
0
0
0
0
0

Nuk ka ende komente.

Bëhu i pari që komenton “Kasetofon Android per Ford Focus (7 inc)”