Përshkrim
Zile dere me kamera
Karakteristikat:
- Zilja lidhet me telefonin tuaj me anë të aplikacionit në rrjetin wireless të shtëpisë suaj.
- Pajisja suporton regjistrim video, audio të dyanshëme, ju mund të komunikoni me vizitorin tuaj, pa hapur derën.
- Regjistrim video me cilësi të lartë, kamera 2MP.
- Regjistrim edhe në kushte errësire.
- Lente me kënd të gjerë regjistrimi.
- Është e pajisur me sensor lëvizjeje.
- Aplikacion i posaçshëm për t’iu dhënë lehtësi përdorimi.
- Lidhet me wireless 2.4 GHz.
- Jep njoftim në telefonin tuaj kur dikush kalon pranë portës tuaj apo i bie ziles.
- Konsum i ulët i energjisë.
- Kamera fuqizohet nga 3 bateri të rikarikueshme li-tiumi.(bateritë nuk përfshihet në paketim)
- Instalim i lehtë.
Konfigurimi:
- Download-oni aplikacionin përkatës (Aiwit).
- Regjistrohuni dhe më pas Logohuni në aplikacion.
- Klikoni mbi Add device (+).
- Selektoni Video Doorbell.
- Selektoni versionin e kameras (V5).
- Vendosni kodin e Wirelesit të ambientit ku do e montoni.
- Klikoni mbi butonin e kameras për rreth 5 sekonda derisa, drita e kuqe të pulsojë.
- Pajisja do të konfirmojë me zë për gatishmërinë e konfigurimit.
- Një kod QR do të shfaqet në telefonin tuaj pas vendosjes së kodit të wireless-it.
- Kodin QR drejtojani kameras derisa kamera të konfirmoje konfigurimin.
- Konfigurimi bëhet automatikisht.
Nuk ka ende komente.