Përshkrim
Inverter energjie (12V – 220V 150Watt) – me 2 priza Europiane
Përshkrimi:
Adaptor Energjie (Inverter): Mundëson konvertimin e energjisë nga rrymë direkte DC12-24V në rrymë të ndryshueshme AC 220V 50-60Hz.
Mundëson përdorimin e pajisjeve të ndryshme elektrike ndërsa jeni në lëvizje me makinë.
Inverteri është i përshtatshëm për përdorim në makina të ndryshme, duke përfshirë: automjete personale, kamper si dhe automjete emergjencash (autoambulanca).
Output 150w: Adaptori mundëson konvertimin e rrymës së sistemit elektrik të makinës tuaj në rrymë të përdorshme për pajisje të ndryshme elektrike.
Dalje me fuqi maksimale 150 watt – mundëson fuqizimin e pajisjeve të ndryshme (të tilla si: televizor, makineri oksigjeni, mini-frigorifer, freskuese, etj.)
Porta të ndryshme dalëse: Adaptori është i pajisur me porta të ndryshme dalëse – të përshtatshme për përdorime të ndryshme.
Dy porta dalëse AC, priza europiane.
Katër porta dalëse USB (type-A) me dalje 3.1A (maksimalisht).
Dy porta dalëse Type-C për fuqizim pajisjesh të ndryshme elektronike.
Dizajn kompakt – përdorim i lehtë: Inverteri është i ndërtuar me material rezistent plastik ABS+PC.
I pajisur me çelës për të mundësuar ndezjen dhe fikjen sipas nevojës.
Ventilator i inkorporuar i cili mundëson ftohjen sipas nevojës (për të mbajtur temperaturën në kushte optimale).
Përmasat e adaptorit: 18 x 8.5 x 4.5cm.
Nuk ka ende komente.