Përshkrim
Hekur Elektrik R1161G
Përshkrimi:
Përdorimi: Hekuri elektrik me avull është projektuar për të plotësuar nevojat e përditshme të hekurosjes, duke e bërë procesin më të lehtë dhe efikas për rroba të ndryshme, përfshirë materiale të ndjeshme dhe të vështira për tu hekurosur.
Rrjedhje e qëndrueshme e avullit :Me një rrjedhje të vazhdueshme prej 20g/min, ky hekur garanton depërtim të thellë të avullit, duke eliminuar rrudhat edhe në pëlhura të trasha, si p.sh. xhins apo pelhurat e forta.
Kapacitet i madh i rezervuarit të ujit: Rezervuari prej 200ml siguron një kohë më të gjatë të përdorimit pa pasur nevojë për rimbushje të shpeshtë, duke rritur kështu komoditetin në përdorim.
Fuqia e lartë prej 800ë: Me këtë fuqi, hekuri nxehet shpejt dhe është gati për përdorim në pak minuta, çka e bën të përshtatshëm për punë të shpejta dhe hekurosje të përditshme.
Voltazhi: Funksionon në një tension 220-240V, që e bën të përshtatshëm për përdorim të gjerë në shumicën e rrjetave elektrike.
Frekuenca: Ky hekur vjen me frekuencën 50-60Hz e cila e bën të qëndrueshëm dhe të sigurt në shumë vende me standarde të ndryshme elektrike.
Kordoni: Ky hekur elektrik është i pajisur me një kordon të gjatë 1.8 metra i cili i siguron liri të lëvizjes dhe lehtësi gjatë përdorimit në hapësira të ndryshme, duke ofruar një fleksibilitet të madh pa qenë nevoja për përdorimin e zgjatuesve.
Lehtësi në përdorim: Hekuri në paketim vjen bashkë me manualin e përdorimit i cili ka të shpjeguar cdo pjesë të hekurit duke jua bërë ju më të lehtë përdorimin e tij. Dizajni ergonomik dhe pesha e lehtë e bëjnë këtë hekur të rehatshëm për tu përdorur gjatë gjithë kohës, pa lodhje të dorës dhe krahut.
Ky hekur elektrik me avull është një zgjedhje praktike për ata që kërkojnë rezultate të shpejta dhe të sakta, dhe është gjithashtu i lehtë për mirëmbajtje falë dizajnit të tij të avancuar.
Nuk ka ende komente.