Përshkrim
H7 LED – 78Watt (M9 Pro)
Përshkrimi:
Aksesor Zëvendësues: Set Llambash të përshtatshme për zëvendësimin e dritave të dëmtuara apo të thjeshta (halogjene).
Seti është i përshtatshëm për modele të ndryshme automjetesh.
Për shumicën e makinave mundësohet zëvendësim direkt i dritave të shkurtra apo të gjata.
Për disa modele mund të nevojitet përdorimi i adaptorit për monitimin e duhur.
Ndriçim i fuqishëm: Seti i dritave LED H7, mundëson dalje drite të fuqishme me fuqi deri në 78W për llambë.
Secila llambë mundëson dalje drite në ngjyrë të bardhë, 6000K. Drita e bardhë mundëson dallueshmëri të rrugës apo pengesave të ndryshme në rrugë.
Material Rezistent – Ventilator i inkorporuar: Secila nga dritat është e pajisur me ventilator të inkorporuar i cili mundëson ftohje të forcuar të trupit të dritës LED.
Ventilatori ndizet në mënyrë të menjëhershme (në të njëjtën kohë me LED-in) me shpejtësi deri në 6500rpm.
Ndërtuar me material rezistent aliazh alumin me tuba bakri të cilët mundësojn rezistencë dhe transmetim të njëtrajtshëm të temperaturës.
Shpërndarja e temperaturës dhe ftohja me anë të ventilatorit mundëson shtimin e jetëgjatësisë së LED-it.
Modul CanBus: Secila nga dritat LED është e pajisur me modul CanBus i cili mundëson parandalimin e shfaqjes së errorit në kroskotin e makinës tuaj.
Moduli mundëson funksionimin normal të dritave të makinës tuaj.
Instalimi:
Dritat mund ti instaloni vetë, por për efikasitet sugjerohet instalimi nga një elektroauto.
Për instalimin e llambave LED mund tju nevojitet adaptor.
Në varësi të modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
(H7)
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e llambës.
- Hiqni llambën e vjetër halogjene.
- Hiqni kapsen nga llamba LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës.
- Vendosni Llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
- Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara majtas-djathtas.)
- Montoni fishat fuqizuese.
- Testoni llambat (ndizini).
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Pyetje të shpeshta:
- A mund ti montoj vetë?
Po, ju mund ti montoni vetë llambat LED. Por, në varësi të makinës tuaj ju mund të keni nevojë për adaptor për montimin e llambave LED.
Për efikasitet dhe siguri sugjerohet montim nga një elektroauto. - A mund ti përdor për drita mjergulle?
Llambat H7 kryesisht janë të përshtatshme për zëvendësimin e dritave të shkurtra ose të gjata të makinës tuaj.
(Kjo gjë varet nga modeli i makinës tuaj).
Nuk ka ende komente.