Përshkrim
Grup dushi – me panel LCD, 4 funksione & shirit LED
Përshkrimi:
Grup Dushi: Aksesor i përshtatshëm për përdorim në shtëpi dhe në biznese.
Mundëson bërjen e dushit në mënyrë komode.
Ndërtuar me material rezistent (aliazh alumini, PVC).
Instalim i lehtë: Grupi i dushit është lehtësisht i instalueshëm.
Për efikasitet dhe siguri, sugjerohet instalim nga një hidraulik.
Koka e madhe e dushit instalohet në mënyrë të lehtë me anë të tubave të aluminit.
Funksione të ndryshme: Grupi i dushit mundëson dalje uji në dalje të ndryshme.
Rubinet, kokë dushi e madhe, telefon dushi dhe shataf.
Secila është lehtësisht e aksesueshme, me anë të një butoni.
Grupi i dushit është i pajisur me panel LCD, në të cilin shfaqen informacione të dobishme.
Informacione të tilla si: koha e shpenzuar dhe niveli i temperaturës.
Pyetje të shpeshta:
- Si fuqizohet shiriti?
Shiriti LED & Paneli LCD fuqizohen me anë të rrjedhjes së ujit. - Çfarë shfaq Paneli LCD?
Paneli LCD shfaq informacione bazike në lidhje me përdorimin e grupit të dushit.
Shfaq temperaturën e ujit dhe kohën e përdorimit të grupit. - A mund ta instaloj vetë?
Po, ju mund ta instaloni vetë, por për siguri dhe efikasitet sugjerohet instalim nga një hidraulik. - A duhet shpuar muri?
Po, në mënyrë që tubat e grupit të dushit të qëndrojnë stabël ju duhet që ta montoni me vidosje. - A mund të rregulloj lartësinë e kokës së vogël të dushit?
Në rastin kur ju e montoni siç duhet, mbajtësja e kokës së vogël të dushit mundëson rregullimin e lartësisë sipas nevojës tuaj.
Nuk ka ende komente.