Përshkrim
Fshesë me vakum me bateri (21V)
Përshkrimi:
Fshesë me Vakum: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal dhe për përdorim profesional.
Fshesa është e përshtatshme për pastrimin e sipërfaqeve të ndryshme në brendësi të shtëpisë, zyrës apo makinës tuaj.
Fshesa mundëson thithje të fuqishme duke ofruar pastrim efikas.
Motorr i fuqishëm – Fuqizim me Bateri: Motorri i fuqishëm i fshesës fuqizohet me anë të baterisë së rikarikueshme.
Në paketim fshesa përfshin dy bateri të rikarikueshme 21V (max).
Motorri ka fuqi prej 65watt, mundëson thithje prej 9kPa (maksimalisht).
Kontenitor Papastërtish: Fshesa me vakum është e pajisur me kontenitor papastërtish.
Kontenitori ka kapacitet prej 0.7litra, i pajisur me filtër parandalon daljen e papastërtive (pluhurave) jasht.
Hiqet dhe pastrohet në mënyrë të lehtë (manualisht).
Koka të ndryshueshme: Fshesa është e pajisur me 4 koka të ndryshueshme të përshtatshme për përdorime të ndryshme.
Kokë e madhe me kënd të rregullueshëm për pastrim sipërfaqesh të mëdha.
Kokë me furçë (dy përmasa) mundësojnë pastrim efikas të sipërfaqeve me copë.
Koka e hollë mundëson pastrim të hapësirave të ngushta në mënyrë të lehtë.
Në paketim përfshihen gjithashtu edhe dy tuba zgjatues për mundësuar komoditet gjatë përdorimit.

















Nuk ka ende komente.