Përshkrim
Frexha C5W, W5W, T4W, W2W
Karakteristikat:
- Model: T4W, W2W, W5W, C5W
- Modeli C5W ka përmasa: 31, 36 & 39mm.
- Voltazhi: DC12V.
- Fuqia 5W.
- Universale për makina të ndryshme.
Përshkrimi:
Llamba zëvendësuese: Të përshtatshme për makina të ndryshme, si: llamba të brendshme dhe të jashtme. Zëvendësimi i tyre bëhet në mënyrë të shpejtë.
Ndriçim i fuqishëm: Frexhat halogjene, mundësojnë ndriçim të fuqishëm ambiental në ngjyrë të verdhë, e cila është e përshtatshme për ndriçim të brendshëm. Siguron një pamje të qartë dhe të këndshme në hapësirën e brëndshme të makinës tuaj.
Forma dhe madhësia: Frexhat ndryshojnë në bazën dhe madhësinë e tyrë. Modelet në gjendje jane: C5W, W5W, W2W dhe T4W. Në varësi të bazës dhe formës ata janë të përshtatshme për montim brenda në makinë (në kabinë dhe në kroskot) ose jasht (si: drita targe apo pozicioni).
Montimi:
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Merrni materialet që mund të ju nevojiten, (Doreza, Pinca, Frexhat)
- Përzgjidhni se ku doni të zëvendësoni Frexhën.
- Për dritat e jashtme mund tju nevojitet të hiqni vida ose kapse plastike.
- Për të hequr llambën halogjene nga foleja, mund të ju duhet të rrotullisni apo të tërhiqni llambën nga foleja.
- Në rastin kur llamba nuk del me anë të rrotullimit apo tërheqjes mund të përdorni (me kujdes) pinca.
- Instalojeni llambën zëvendësuese dhe sigurohuni që të jetë e vendosur siç duhet në vendin e saj.
- Llambat zëvendësuese instalohen në mënyrë direkte Plug & Play.
- Testoni llambën përpara se të ri-instaloni sendet që hoqët gjatë proçesit të montimit.
- Sigurohuni që të montoni vidat apo kapset në vendin e tyre.
- Për dritat e brendshme, sigurohuni që të vendosni pjesët plastike në vendin e tyre.
- Për frexhat e targës, sigurohuni që të montoni vidat apo kapset në vendin e tyre.
- NQS, jeni duke zëvendësuar llamba të ndryshme përsërisni hapat për secilën llambë.
Në rast se ndiheni të pa sigurtë apo keni vështirësi në instalim, sugjerohet të shkoni në një teknik për të mundësuar instalimin.
Nuk ka ende komente.