Përshkrim
Frexha LED C5W
Përshkrimi:
Zëvendësim direkt: Frexhat LED janë lehtësisht të zëvendësueshme.
Të përshtatshme për modele të ndryshme automjetesh.
Këshillohet të shikoni modelin e suportuar të dritave dhe madhësinë e tyre.
Ndriçim i fuqishëm: Frexhat janë të ndërtuara me material rezistent. Të pajisura me 6 dioda LED të cilët mundësojnë ndriçim të fuqishëm me konsum të ulët energjie. Fuqia 2.57watt voltazhi DC12V.
Shumë përdorime: Frexhat LED janë të përshtatshme për zëvendësim të llambave halogjene,
brenda në kabinë ose frexhat e targës.
Përmasa të ndryshme në varësi të vendit të përdorimit dhe modelit të makinës.
Përmasat: 31mm, 36mm, 39mm dhe 41mm.
Instalimi:
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Merrni materialet që mund të ju nevojiten, (Doreza, Pinca, Llambat C5W)
- Përzgjidhni se ku doni të zëvendësoni Frexhën.
- Brenda në kabinë, mund të ju nevojitet të hiqni pjesë plastike për të aksesuar llambën halogjene.
- Për zëvendësimin e Frexhave të Targës, mund të ju nevojitet të hiqni vida ose kapse plastike.
- Për të hequr llambën halogjene nga foleja, mund të ju duhet të rrotullisni apo të tërhiqni llambën nga foleja.
- Disa llamba kanë sustë ose mbajtëse e cila e mban llambën e fiksuar.
- Vendosni llambën LED.
- Instalojeni dhe sigurohuni që të jetë e vendosur siç duhet në vendin e saj.
- Frexhat LED C5W janë të ndërtuara për tu instaluar në mënyrë direkte pa nevojë modifikimi.
- Testoni llambën LED përpara se të ri-instaloni sendet që hoqët gjatë proçesit të montimit.
- Për dritat e brendshme, sigurohuni që të vendosni pjesët plastike në vendin e tyre.
- Për frexhat e targës, sigurohuni që të montoni vidat apo kapset në vendin e tyre.
- NQS, jeni duke zëvendësuar llamba të ndryshme përsërisni hapat për secilën llambë.
Në rast se ndiheni të pa sigurtë apo keni vështirësi në instalim, sugjerohet të shkoni në një teknik për të mundësuar instalimin.
Nuk ka ende komente.