Përshkrim
Frexha LED për makinë
Përshkrim:
Instalim i thjeshtë: Frexha është lehtësisht e instalueshme. Plug & Play për pjesën me të madhe të automjeteve. Zëvendësim direkt i frexhës halogjene të makinës tuaj.
Konsum i ulët: Frexha mundëson ndriçim të fuqishëm me ngjyrë të bardhë, me konsum të ulët energjie.Fuqia e llambës është 2.5 Watt.
Universale: Frexha LED është një aksesor ndriçimi i përshtatshëm për zëvendësimin e llambave halogjene të makinës tuaj. Zëvendësim direkt i Frexhave të pozicionit, frexhave të targës apo frexhave të interiorit.
Kujdes!
Gjatë instalimit sugjerohet të përdorni doreza në mënyrë që mos të prekni LED-in me duar.
Instalimi:
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Merrni materialet që mund të ju nevojiten, (Doreza, Pinca, Llambat T10)
- Përzgjidhni se ku doni të zëvendësoni Frexhën.
- Brenda në kabinë, mund të ju nevojitet të hiqni pjesë plastike për të aksesuar llambën halogjene.
- Për dritat e jashtme (Frexha Targe apo Pozicioni) mund të ju nevojitet të hiqni vida ose kapse plastike.
- Për të hequr llambën halogjene nga foleja, mund të ju duhet të rrotullisni apo të tërhiqni llambën nga foleja.
- Në rastin kur llamba nuk del me anë të rrotullimit apo tërheqjes mund të përdorni (me kujdes) pinca.
- Vendosni llambën LED.
- Instalojeni dhe sigurohuni që të jetë e vendosur siç duhet në vendin e saj.
- Llambat LED T10 janë të ndërtuara për tu instaluar në mënyrë direkte pa nevojë modifikimi.
- Testoni llambën LED përpara se të ri-instaloni sendet që hoqët gjatë proçesit të montimit.
- Për dritat e brendshme, sigurohuni që të vendosni pjesët plastike në vendin e tyre.
- Për dritat e jashtme, sigurohuni që të montoni vidat apo kapset në vendin e tyre.
- NQS, jeni duke zëvendësuar llamba të ndryshme përsërisni hapat për secilën llambë.
- Disa modele llambash janë me ndjeshmëri polare (+ -), në rast mos-funksionimi ndryshoni kahun e llambës.
Nuk ka ende komente.